Albspirit

Media/News/Publishing

Hillari Clinton një kandidate reale…

Nga Keze Kozeta Zylo

Si qytetare amerikane me kombësi shqiptare dhe me të drejtën e votës i kam ndjekur me një vëmendje të posacme të dy konventat republikane dhe demokrate për nominimin e Presidentit të ardhshëm të Amerikës.
Eshtë tejet e rëndësishme për Amerikën dhe për botën zgjedhja e presidentit. Kandidatura që përzgjidhet nga konventat duhet të jetë nga me të rëndësishmet, më të kualifikuarat dhe më njerëzoret!

Ndonëse kam pasur njëlloj dakordësie me disa kolege të mia amerikane me fjalimet e bilionierit Trump, vecanërisht kur thotë që të mos lejohen kriminelët, terroristët, shkatërruesit për të hyrë në Amerikë, ndëkohë ndjej që projekti që demonstron bën “crash” bëhet copë në sytë e shumë votuesve… Miqesia dhe lidhja e hapur e Trumpit me Vladimir Putin nje nga diktatoret e eger, armiku i demokracise amerikane dhe armiku me i eger i vendit tim, vecanerisht per Kosoven me ben qe te mendoj thelle…
Te mendoj dhe te matem mire qe t’i jap voten nje presidenti qe ka dhene prova te padiskutueshme per Ameriken dhe boten, t’’i jap voten nje presidenti qe ka dhene maksimumin per vendin tim, SHQIPERINE DHE KOSOVEN!
Ne fjalimin e ish presidentit Clinton i cili foli ne konvente per vlerat e nje gruaje te jashtezakonshme Hillay Clinton, candidate per presidente e Amerikes nder te tjera tha: “In the spring of 1971, I met a girl. The first time I saw her, we were, appropriately enough, in a class on political and civil rights”, qe perkthehet:
Në pranverën e vitit 1971, une takova një vajzë. Hera e parë që e pashë, ne kemi qenë, mjaft afer, në një klasë të drejtave politike dhe civile.
Ndersa si shqiptaro amerikane mund te them se ne takuam nje burre dhe nje grua ne pranveren e vitit 1999 kur NATO-ja bombardoi kucedren serbe e cila per 100 vjet i kishte hedhur kthetrat vellezerve dhe motrave te Kosoves duke i mbytur dhe shfarosur per cdo dite.
Ne konventen e demokrateve degjova burra dhe gra qe i kane dhene Amerikes dhe botes, degjova burra dhe gra qe i kane dhene aq shume Shqiperise dhe Kosoves, te cilet kane vizituar vendin, jane takuar me qindra here me ne te diaspores, kane qene dashamires dhe kane cuar zerin tone ne Kongres per Kombin dhe ja kane arritur plot sukses. Ligjeruesit ishin: Madeleine Albright, Michael Bloomberg, Bill Clinton, Hillary Clinton.
Degjova nga kandidati per zv/president Tim Kaine se ish zonja e pare amerikane Barbara Bush, dhe ish presidentet Bush, anetare ne breza si republikane nuk moren pjese ne konventen republikane duke kundershtuar hapur Trump, nderkohe s’kishja si te mos kujtoja viziten e presidentit Bush ne Shqiperi dhe Fushe Kruje dhe dashurine e pakufishme qe i shprehu populli im presidentit Bush dhe Amerikes se cfare ata kane bere per ne, por dhe kundershtimin e hapur te tyre per kandidaturen e Trumpit…
Ne fund te fjalimit para miliona amerikaneve dhe gjithe globit ish Presidenti Clinton burri me karizmatik ne bote tha: “Hillary will make us stronger together. You know it because she spent a lifetime doing it”, qe perkthehet: “Hillari do te na beje te jemi te fuqishem se bashku. Ju e dini sepse ajo ka punuar gjithe jeten per ta bere kete”.
Dhe si votuese them se: “Per Kombin tim ne se zgjidhet Hillary do ta beje me te forte duke e spastruar nga korrupsioni, kriminelet, banditet sepse shenjat sapo filluan me ligjin e drejtesise…
Ne e dime, ne jemi deshmitare se ajo ka punuar nje kohe te gjate per Shqiperine dhe Kosoven, vecanerisht per Kosoven qe Serbia dhe Rusia e Vladimir Putinit vazhdojne te pretendojne se Kosova eshte toka e tyre, dhe qe Vladimir Putini pritet si Heroi i Serbise, si bashkepunetori me i afert i tyre… Ne e dime se Vladimir Putini armiku i Kosoves dhe Shqiperise, partneri kryesor i Trumpit, kandidat per president nga partia republikane e ka enderr per ta rimarre perseri Kosoven…
Ndaj si votuese amerikane i besoj Hillarit qe ka dhene prova me fakte per Amerken dhe Kombin tim, i besoj Hillarit nje kandidate reale qe do te na beje te jemi me te fuqishem se bashku.
28 korrik, 2016
Staten Island, New York

Please follow and like us: