Albspirit

Media/News/Publishing

Ekzekutohet lideri i ISIS

Ushtria egjiptiane njofton se ka vrarë liderin e ISIS, në Sinai të Egjiptit.

Lideri i grupit të terrorit, Abu Duaa al – Ansari u vra në sulmet ajrore sëbashku me 45 luftëtarë të tjerë, të të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Seria e sulmeve ajrore u zhvillua pranë qytetit Arish dhe shkatërroi gjithashtu baza me armë dhe municione të përdorura nga grupi.

egjiptiane

Operacioni i autoriteteve egjiptiane vjen pasi një fraksion i ISIS në Gadishullin e Sinait, i quajtur Wilayat Sayna publikoi një video ku ekzekutonte dy policë egjiptianë, si dhe kërcënonte shtetin e Izraelit, duke thënë se objektivi i radhës ishin ata.

Please follow and like us: