Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA, Hillary Clinton 9 pikë para Trump; republikani drejt tërheqjes?

HillaryHillary Clinton përparon në sondazhe në garën për Shtëpinë e Bardhë. Kandidatja demokrate, sipas të dhënave të publikuara nga Wall Street Journal, është përpara Donald Trump me 9 pikë, ose 48% të preferencave në krahasim me 38% të kandidatit republikan.

Por pas polemikave që në javët të fundit kanë përfshirë fushatën elektorale të Donald Trump, në orët e fundit, duket se ka dalë një rrugë ku asnjë nuk e kishte menduar deri tani: mundësia e një tërheqjeje të miliarderit një ditë para zgjedhjeve. Sipas tij, fushata që po zhvillon nuk ka qenë asnjëherë kaq e bashkuar dhe stafi i tij e ka mohuar këtë “skenar”, por në shtypin amerikan shtohen zërat e një votimi pa Trump.

Sipas rrjetit televiziv ‘Abc’, që citon burime në sferën e “Grand Old Party”, disa drejtues republikanë kanë marrë në konsideratë mundësinë e një tërheqjeje të Trump nga gara, ndërsa gazetat e mëdha si “Washington Post” hedhin hipotezën dhe “New York Times” i beson përllogaritjeve të bastvënësve. Deri më sot asnjë kandidat nuk është tërhequr nga gara presidenciale në SHBA, por ka rregulla që tregojnë mënyra të ndryshme në raste të tilla.

Për Partinë Republikane, është parashikuar një përjashtim në rast të vdekjes së kandidatit apo tërheqjes së tij spontane. Në një rast të tillë, 168 anëtarët e Komitetit Kombëtar Republikan, duhet ta bashkohen për të votuar për zëvendësin, jo domosdoshmërisht i zgjedhur mes kandidatëve në zgjedhjet parapake. Rregullorja lejon edhe mundësinë e rigrumbullimit të konventës për emërimin e kandidatit.

Please follow and like us: