Albspirit

Media/News/Publishing

Ankorohet në Sarandë një nga jahtet më të mëdhenj në botë

Super jahti “Rising Sun”, i gjashti në botë për nga madhësia dhe një prej anijeve private më luksoze në planet, ka prekur ujërat shqiptare gjatë ditës së sotme. “Rising Sun” është 1.38 metra i gjatë.  Gjigandi është ndërtuar në kantierin e njohur “Naval Lurssen yachts” me një kosto prej 300 milionë dollarësh. Njoftimi për ankorimin e “Risin Sun”, është dhënë nga Drejtori i Agjencisë së Bregdetit Auron Tare në faqen e tij në Facebook.

Ja çfarë shkruan ai:

“Kisha kënaqësinë për tu përfshirë në ardhjen e këtij superjahti në Shqipëri pasi besoj se Shqipëria mund të kthehet në një destinacion të rëndësishëm për turizmin elitar të jahteve. Pak kush beson se bregdeti ynë mund të tërheqë të tillë vizitorë por ardhja e këtij superjahti sot në Shqipëri besoj se më jep të drejtë”. Rising Sun i ndërtuar nga pronari i Oracle, ish-partneri i Bill Gates është nje prej jahteve me të famshëm në planet. Tashmë në pronësi të një prej emrave me të rendësishëm të industrisë së Hollyëood, mban gjithmone në bordin e vet emra nga më të rëndësishem te politikes, industrise kinematografike apo te financës botërore. Ardhja e Rising Sun në ujrat tona është një shenjë e qartë se ne jemi seriozë për të ndërtuar një infrastrukturë dinjitoze bregdeti ku mund të kthehet me të vërtetë në një destinacion shumë të rëndësishëm për këtë industri”.

 

 

Please follow and like us: