Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa e lumtur që po vjen në Kosovë

 

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa që po ngjit shkallët e suksesit nëpër botë do të vijë në Prishtinë.

Lipa do të performojë në një koncert që do të mbahet në parkun e Gërmisë me datën 9 gusht.

Këngëtarja pritet që sot gjatë ditës të arrijë në Prishtinë ndërsa ky fakt duket se e ka gëzuar atë.

Ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ku shihet se bashkë me ekipin e saj janë të buzëqeshur para ardhjes në Kosovë.

“Këto janë fytyrat e lumtura të ekipit që do të vijë në Kosovë”, ka thënë Lipa, njofton Klan Kosova.

https://www.instagram.com/p/BIx1XVXAjof/embed/captioned/?v=7

Please follow and like us: