Albspirit

Media/News/Publishing

Erdogan tenton të shfajësohet: S’jam despot e as diktator

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një intervistë për televizionin Al Jazeera me qendër në Katar i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me tentativën e FETÖ-s për puç, raporton Anadolu Agency (AA). Presidenti Erdoğan, në lidhje me pretendimet se “ka fuqinë për të drejtuar ashtu si dëshiron vendin pas përpjekjes së grushtit të shtetit”, u shpreh: “Këto nuk i pranoj kurrë. Unë nuk përdor një të drejtë të cilën nuk ma ka dhënë populli turk. Nuk jam as despot as diktator. Nëse popullin merr një vendim për të kaluar në sistem presidencial atëherë unë përdor autoritetin e dhënë. Unë kurrë nuk kam të drejtën të përdor një autoritet që nuk ma ka dhënën kushtetuta. Ky është karakteri i Tayyip Erdoğanit. Dëshiroj që e gjithë bota këtë ta dijë kështu”.

Heshtja e Perëndimit përballë puçit Erdoğan, duke kritikuar qëndrimin e Perëndimit përballë puçit u shpreh se “Perëndimi nuk tregoi se është përballë puçit. Kjo heshtje nuk mund të falet. Ne na kanë shprehur vetëm të shkuara. Më pas kanë shprehur disa fjalë të çuditshme. Na kanë shprehur ‘po pezulloni shumë persona, po arrestoni ushtarakë dhe gjyqtarë‘. Ju nuk keni të drejtë të na kritikoni neve dhe sistemin në vend pa kuptuar se çfarë ka ndodhur në Turqi. Këto persona nuk janë të sinqertë. Në Turqi erdhi kreu i Shtabit të SHBA-së (Joseph Dunford) të cilit i treguam ndërtesën e parlamentit tonë. Bombardimi i kësaj ndërtese është një zhvillim shumë domethënëse. Kush e bombardoi atë? anëtarët e FETÖ.” Duke theksuar se Perëndimi nuk ka të drejtë të kritikojë Turqinë, Erdoğan tha: “Amnesty International me qendër në Londër na kritikon. ‘Pse arreston këtë, përse gjykon atë’. Ndërsa unë i them që ‘jenë të kujdesshëm, të drejtë dhe të qëndrueshëm’. Nuk mund të falet një puç kundër një qeverie të zgjedhur nga populli. Ata që heshtin përballë kësaj janë ata që preferojnë sistemin totalitar në vend të demokracisë.

Unë e puth në ballë popullin tim që prishi këto plane”. – “Prova më e madhe, kreu i Shtabit të Përgjithshëm Akar” Në lidhje me ekstradimin e Gülenit në Turqi Erdoğan u shpreh se “Shpresojmë që SHBA do të na kuptojë ne dhe do të bëjë atë që është e duhur në çështjen e dorëzimit.”

Erdoğan, ka vënë në dukje se qeveria e Washingtonit kërkon dokument në lidhje me çështjen e ekstradimit dhe ka rikujtuar më tej se gjatë vizitës që shefi i Shtabit të Përgjithshëm i SHBA-së kreu në Parlamentin e Turqisë në anë të tij ndodhej edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë Hulusi Akar.

“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i SHBA-ve kur ndodhej për vizitë pyeti ‘A posedoni ndonjë dokument se ky njeri është personi që ka bombarduar Parlamentin? Ndërsa Shefi ynë i Shtabit iu përgjigj ‘unë jam prova'”. Duke theksuar se Gülen nuk është një person i mirë arsimuar, apo shumë i mençur por vetëm se është një “person” që vetëm qan dhe që bën njerëzit të qajnë duke iu shpjeguar histori të pejgamberit, Erdoğan, u shpreh:

“Por fatkeqësisht ka nga ata që i besojnë atij. Kanë bërë shumë akumulime, me këto para kanë kryer investime të mëdha. Kanë përdorur Islamin. Ashtu siç edhe e ka shprehur në një kanal televiziv egjiptian kanë shkolla në 170 vende. Ata përgatitin fëmijët e të parëve, liderëve të atyre shteteve dhe me kohën dëshirojnë ti marrin nën kontroll ato vende.” –

Vizita në Rusi

Erdoğan ka pohuar më tej se presidenti rus Vladimir Putin e ka telefonuar menjëherë të nesërmen pas tentativës së puçit dhe ka shprehur ngushëllimet për dëshmorët e rënë dhe mbështetjen e vendit të tij. Presidenti i Turqisë ka theksuar se ditën e martë me një grup biznesmenësh do të niset për një vizitë në Rusi. Ai ka theksuar gjithashtu se vendimi për të shkuar në Moskë është marrë para tentativës së puçit dhe se me Putinin do të diskutojnë për problemet rajonale dhe ato në Siri. Erdoğan ka theksuar se përjetimet në kohët e fundit në Halep janë shumë pikëlluese dhe ka shtuar më tej: “Jo vetëm Halepi, por edhe në veri të Sirisë dhe në Menbic situata është e keqe. Në kohët e fundit kemi parë se opozitarët sirianë kanë vendosur balancën në Halep. Vizita ime që do të kryej në Rusi ditën e martë është shumë e rëndësishme për rajonin. Turqia është një shtet i madh dhe i rëndësishëm. Edhe Rusia është një shtet i madh dhe i rëndësishëm. Të jemi krah për krah është shumë e rëndësishme për rajonin. Rusia, Irani, Iraku dhe Turqia madje edhe Libani duhet të mblidhen së bashku për Sirinë.” – Marrëveshja për refugjatët mes BE-së dhe Turqisë Pasi ka rikujtuar se BE-ja nuk ka mbajtur premtimet që ka dhënë Erdoğan tha se “Marrëveshja e cila parashikon kthimin e refugjatëve duhet të zbatohet. BE-ja për të kërkuar zbatimin e detyrave nga Turqia, fillimisht duhet të zbatojë përgjegjësitë e saj. BE-ja deri tani nuk ka hedhur një hap në këtë çështje. Në vendin tonë aktualisht ndodhen 3 milionë sirianë dhe irakianë, të gjithë këto janë refugjatë. BE-ja nuk ka një problem të tillë.” Ndër të tjera Presidenti Erdoğan u shpreh se BE-së i kanë propozuar krijimin e një zonë të ndaluar për fluturimet dhe të pastruar nga terrorizmi në veri të Sirisë dhe trajnimin e njerëzve që jetojnë në këto rajone për të mbrojtur veten e tyre, por se këto propozime nuk janë pranuar.

Please follow and like us: