Albspirit

Media/News/Publishing

Dënohen me burg të përjetshëm dy agjentë të UDB

 

Se shërbimi sekret jugosllav UDB-ja ka qënë organizatë kriminale, nuk ka kurrfarë dyshimi. Këtë më së miri e dëshmon edhe Gjykata e Mynihut (Muenchen), e cila  pas përfundimit të gjykimit kundër dy ish shefave të UDB-së jugosllave, Zdravko Mustaç dhe Josip Perkoviq, ata i shpalli fajtor për vrasjen e emigrantit kroat Sthjepan Gjurekoviqit dhe i dënoi me burgim të përjetshëm,  njofton agjencia e lajmeve INA.

Mbase me këtë vendim të Gjykatës gjermane, hapen horizonte të reja, hapet mundësia e riaktivizimit të procesit edhe të atentatit ndaj vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në Untergrupenbach të Gjermanisë më 17 janar të vitit 1982.  Autoritetet gjermane në pamundësi të saktësojnë identitetin e atentatorëve, vazhdimisht e kanë përsëritur se ata kanë qënë “vrasës të panjohur”edhe pse shërbimi sekret gjerman ka pasë informacione se UDB-ja zhvillon një luftë të fshehtë në Gjermani dhe në vendet tjera europerëndimore kundër emigracionit kroat, e sidomos ndaj personaliteteve shqiptare, që zhvillonin aktivitete për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës.

Për dallim nga rasti i vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, vrasësit e Enver Hadrit në Bruksel, janë bërë të ditur. Ngjarja ka ndodhur më 25 shkurt të vitit 1990, kur është kryer një atentat ndaj Enver Hadrit, derisa ai ishte ndalur në semafor në Sent Gilles (Sent Zhil) në Bruksel, nga dora vrastare e shërbimit sekret vrastar serb, nga atentatorët-ekzekutorët Veselin Vukoviq (Veshko), Andrija Lakoniq dhe Darko Ashanin, njofton agjencia e lajmeve INA.

Rasti i Stjepan Gjurekoviqit dhe dënimet e Zdravko Mustaç dhe Josip Perkoviq

Trupi gjykues i Gjykatës së Mynihut (Muenchen), në rend të parë vlerëson se shpallja e shqiptimi i dënimit me burgim të përjetshëm ndaj Josip Perkoviqit dhe Zdravko Mustaçit, do të inicojë procese ballafaqimi me të kaluarën jo vetëm në Kroaci por edhe në viset tjera t ëish Jugosllavisë, ka theksuar gjykatësi Manfred Dauster, duke dhënë arsyetimin e aktvendimit. “Deri te ky process para këaj Gjykate ka ardhur vetëm për ate sepse kjo nuk është bërë më përpara në Kroaci. Ne këtu nuk shtrojmë e pyetjen pse ka ndodhur ashtu”- ka thënë gjykatësi Dauster.

Vrasja e Stjepan Gjurekoviqit ka ndodhur më 28 korrik të vitit 1983 dhe të dy tashmë të dënuarit me burgim të përjetshëm (Zdravko Mustaç dhe Josip Perkoviq) i kanë njohur shumë mirë rrethanat e athershme si dhe kushtet, kur Mustaç ka qënë udhëheqës politik dhe pjesëmarrës në vrasje, ndërsa Perkoviq ka bërë planifikimin  dhe ka qënë logjistikë për realizimin e vrasjeve, duke shfrytëzuar edhe “shërbimet” e bashkëpunëtorëve, siç ka ndodhur në këtë rast, kur ai ka shfrytëzuar pronarin e shtypshkronjës dhe të garazhit me emrin Krunosllav Prates.

Gjykata e Mynihut iu ka shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm për “pjesëmrrje në vrasjen e emigrantit kroat” Stjepan Gjurekoviq. Në gjykatat e Gjermanisë, që më vitin 2008, Krunosllav Prates është dënuar me burgim të përjetshëm për “rolin e tij në vrasjen e Stjepan Gjurekoviqit”. Në vitin 2009, krim policia federale gjermane ka shpallë fletarrest për Zdravko Mustaçin, Josip Perkoviqin, Ivan Cetiniqin, Ivan Llasiqin, dhe Boris Brneliqit për dyshim të bazuar për pjesëmarrje në vrasje si anëtar të UDB-së, ndërsa në tetor të vitit 2009, policia gjermane ka arrestuar Lluka Sekulen, kroatin me shtetësi suedeze, për pjesëmarrje në vrasje.

Pretenca e Gjykatës së Mynihut

Duke lexuar pretencën e Gjykatës së Mynihut, gjykatësi Manfred Dauster, pasi ka thënë se shpenzimet e bëra në këtë proces janë në ngarkim të Perkoviqit dhe Mustaçit, ai ka komentuar edhe deklaratën e mbrojtjes së dy të akuzuarve, se gjoja shërbimi sekret gjerman BND-ja, nuk i ka dhënë dokumentet që i ka karkuar mbrojtja. “Vetm një gjysëm e vërtetë është ajo që Kroacia i ka hapë arkivat e veta. Shumë akte janë bartur nëpër arkiva private ku mbase ndodhen edhe sot, ndërsa në arkivat e Kroacisë ka mbetur vetëm diçka mbase e pavlerë, pas pastrimit para se të fillojë lufta në Kroaci. Autoritetet sllovene kanë bashkëpunuar mirë me ne. Në Serbi dhe B e Hercegovinë ato material janë në duart e trashigimtarëve të organizatës SDS (Partisë Demokratike Serbe në B e H), megjithate policia bavareze ka vepruar sipas ligjit”-ka thënë gjykatësi  Dauster.

Tashmë pothuajse për askend nuk ka dyshim se UDB-ja jugosllave ka qënë një organizatë kriminale e vrastare e sidomos pas shqiptimit të dënimit ndaj Perkoviqit dhe Mustaçit. UDB-ja ka qënë organizatë që ka punuar dhe vepruar në ilegalitet dhe është formuar në bazë të ligjit dhe rregullativës së Kushtetutës së SFRJ-së, në bazë të direktivave të KQ të republikave. Në veprimtarinë e vet kanë përdorur metoda kriminale, likudime, rrëmbime e të ngjashme.

Pse është vrarë Gjurekoviqi, pse UDB-ja  dhe pse e ka pasë ate frikë?

Janë të njohura lidhjet e Gjurekoviqit me korporatën INA (indstrinë e naftës), njohuritë  dhe zbardhjen e makinacioneve me paratë e INA-së, lidhshmërinë e tij me emigracionin kroat në Gjermani dhe e gjithë kjo e ka sjell problemin deri në politikën e Komitetit Qëndrordhe në UDB-në e Kroacisë ku është sjellë vendimi për likuidimin fizik të Gjurekoviqit. Dyshohet se urdhërdhënës ka qënë ish kryeministri jugosllav Mika Shpilak, për shkak të implikimit të djalit të tij Vanja Shpilak, në shpërdorimet dhe makinacionet me paratë e INA-së. Nuk mbeten pa përmendur edhe ish kryetarja e KQ te Kroacisë dhe ish kryeministre e ish Jugosllavisë Millka Pllaninc dhe ish ministri i punëve të brëndshme të ish Jugosllavisë Stane Dollanc, por rasti akoma nuk është zbardhur tërësisht.

Është ky një hap drejtë zbardhjes së plotë të veprimtarisë së shërbimit sekret jugosllav UDB, pjestarëve të këtij shërbimi, të kësaj organizate kriminale e vrastare që kishte depërtuar në të gjitha poret e shoqërisë n ëish Jugosllavi, por edhe në emigracion, ku pa dyshim se ndër viktimat kryesore kanë qënë intelektualët dhe veprimtarët për çështjen kombëtare shqiptare.

Vlen tu besojmë organeve gjyqësore dhe të prokurorisë gjermane, sepse atje krimet kurrë nuk vjetërsohen… (INA)

Please follow and like us: