Albspirit

Media/News/Publishing

Në New York shfaqet filmi: “Vëthi i Munguar” i Bujar Alimanit

 

 

Nga Beqir Sina

Filmi më i fundit, ”Vëthi i Munguar”, i drejtorit dhe skenaristit të njohur shqiptar, Bujar Alimanit, u shfaq të shtunën në mbrëmje në New York.
Artistë dhe miq të regjisorit u mblodhën në njërën prej sallave të kino-teatrit “Producers Club”, ku drejtor ekzekutiv dhe pronar është Alfred Tollja.
Drama e dashurisë ”Vëthi i Munguar” u prit mjaft mirë nga të pranishmit, të cilët vlerësuan filmin dhe përgëzuan mikun e tyre Bujar Alimanin.
Filmi i tij i parë me metrazh të gjatë, “Amnistia”, ka marrë disa vlerësime ndërkombëtare, dhe u zgjodh në renditjen e filmave Oscar , duke u shfaqur me shumë sukses edhe në kinemanë prestigjoze MoMa në New York
Regjisori Bujar Alimani, i cili jeton në Nju Jork këto ditë përfundoi në Tiranë, filmin 45 minutësh, dialog – drama e dashurisë ”Vëthi i Munguar” , i cili edhe pse me buxhetin zero siç u shpreh ai për financimin, është një punë e madhe dhe serioze.
Filmat e tij të shkurtër janë shpërblyer në festivale të ndryshme të filmit, si në Tampere, Regenyburger, Siena, Sydney, Montpellier etj Në vitin 2011 ai drejtoi parë filmin e tij me metrazh “Amnesty”.

 

Please follow and like us: