Albspirit

Media/News/Publishing

5 njerëzit më të pasur në botë 

 

 

Gati 4 për qind të gjithë pasurisë në botë e mbajnë vetëm 2473 njerëz.

Nëse marrim parasysh se planeti ynë numëron rreth shtatë miliardë banorë, atëherë llogaria del se këta 2473 njerëz janë shumë të pasur.

Në pyetje natyrisht janë miliarderët botërorë të cilët sot në botë kanë arritur shifër rekorde prej 6.4 për qind më shumë në krahasim me vitin 2014.

Ata kanë 7683 miliardë dollarë, respektivisht 7.6 bilionë dollarë, thuhet në raportin e fundit.

Më të shumtë prej tyre janë në Evropë, 805, edhe pse pasuria e tyre është më e vogël në krahasim me 628 miliarderë që janë në Amerikën Veriore dhe të cilët posedojnë 2561 miliardë dollarë, 8 për qind më shumë se në vitin 2014.

Më pak miliarderë ka në Paqësor dhe Afrikë.

Bill Gates vazhdon të kryesojë listën e miliarderëve botëror me pasuri të përgjithshme prej 75 miliardë dollarë.

Sipërmarrësi spanjoll, Amansio Ortega, pronar i rrjetit të butiqeve “Zara” për herë të parë është gjendur në vendin e dytë me pasuri prej 67 miliardë dollarësh.

Ortega e ka larguar nga vendi i dytë Carlos Slimin më 50 miliardë dollarë, i cili ka rënë në vendin e katër duke humbur 20 miliardë dollarë për shkak të rënies së aksioneve të kompanisë së tij “America Movil”.

Ndërmjet Slimit dhe Ortegas, në vendin e tretë është biznesmeni amerikan, Ëarren Buffet me pasuri prej 60.8 miliardë dollarë.

Pronari i “Amazona” Jeff Bezos ka dalë në vendin e pestë në listën e “Forbes” me 45.2 miliardë dollarë. Për herë të parë në dhjetëshe ka hurë edhe themeluesi i pronari i Facebook-ut, Mark Zuckenberg me pasuri prej 44.6 miliardë dollarësh.

Please follow and like us: