Albspirit

Media/News/Publishing

Protesta për projektin urban në Himarë, mbërrin greko-amerikani Nicholas Cage

 

Një projekt prej 3.5 milionë euro për zhvillimin urban të qytetit të Himarës ditën e diel do të pritet me protesta nga banorët e Himarës. Projekti i rregullimit të qendrës së Himarës, do të prekë gjashtë objekte si dhe toka të cilët banorët e po e kundërshtojnë.

Ata thonë se kanë pak informacion ose aspak për këtë projekt. Ndërkohë kreu i bashkisë së Himarës Jorgo Goro për TCH u shpreh, se çdo kush ka të drejtë të protestojë, por ai është një projekt për të gjithë qytetarët.

“Ky projekt i zhvillimit të qendrës së Himarës është një projekt i cili duhet të bëhet për 500-600 familje të tjera , që ata të jetojnë më mirë, dhe mundësi zhvillimi. Po ashtu dhe biznesi në qendër të Himarës do të dyfishohet duke krijuar mundësinë të jetojnë më mirë. Prishjet që do bëhen janë gardhe dhe mure rrethues që janë ngritur në vite dhe me bërjen e këtij projekti për zhvillimin e qendrës së Himarës do të ketë më shumë rrugë, parkime, kënde lojërash për fëmijët,” shprehet Goro duke shtuar se projekti ka më shumë se dy vite, ndërsa në janar të këtij viti të gjithë banorët janë lajmëruar për këto zhvillime që do të bëhen në qendër të Himarës.

“Nga ky projekt do të preken 6 familje, por zhurma bëhet nga të tjerë që kanë ambicie për të tjera gjëra”, shton Goro.

Projekti do të nis në shtator, dhe pjesa më e madhe e tij do të mbarojë për vitin tjetër të sezonit turistik.

Ndërkohë që protesta është njoftuar të dielën në orën 19:00, interesi duket më i madh se zona. Prej disa ditesh në jug të Shqipërisë ka mbërritur edhe greko-amerikani Nicholas Cage.

Cage është i njohur për qëndrimet e tij për Himarën të cilën e quan zonë greke, dhe përpjekjet e tij për autonomi nuk kanë qenë thuajse asnjëherë të fshehta. Lufta e disa dekadash për Vorio-Epirin e kanë çuar në përplasje të forta me shtetin shqiptar. Derisa presidenti Berisha e shpalli atë person “non grata” në vitet 90’. Por Cage i përmirësoi marrëdhëniet me Berishën në vitin 2002 duke i përkeqësuar respektivisht me qeverinë Nano.

Please follow and like us: