Albspirit

Media/News/Publishing

Yjet shqiptare zbresin në Vatikan

Më 3 shtator në koncertin kushtuar kanonizimit të Nënë Terezës do të interpretojnë artistët e njohur Inva Mula, Ermonela Jaho, Rita Ora, Ramë Lahaj, etj

RitaEmrat e njohur të artit shiptar do të intepretojnë më 3 shtator në koncertin kushtuar kanonizimit të Nënë Terezës më Vatikan. Inva Mula, Ermonela Jaho, Rita Ora, Ramë Lahaj, etj do të jenë pjesë e një mbrëmjeje të paharrueshme kushtuar figurës së shquar shqiptare. Kompozitori David Tukiqi I cili ka kompozuar himbin kushtuar Nënë Terezës njofton në faqen e tij zyrtare se “himni kushtuar Nënë Terezës që unë kam kompozuar , titulluar “Vals Hyjnor” , do të interpretohet në Vatikan më datën 3 shtator 2016 , në koncertin kushtuar kanonizimit te Nene Terezes në 4 shtator 2016 .

InvaHimni do të interpretohet nga diva Inva Mula së bashku me orkestrën dhe korin e filarmonisë së Kosovës , drejtuar nga mjeshtri Bujar Llapaj “. “Është kurorëzim i idesë dhe punës së palodhur i gazetares Dijana Toska që mundësoi që Valsi Hyjnor të interpretohet në Vatikan”, thotë Tukiqi. Mes artistëve të ftuar në koncert do të jetë dhe futbollisti Lorik Cana i cili do të recitoj poezinë e “Nënë Terezës”. Sekretari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Fatmir Koliqi, tha se viti 2016 do të shënohet në kishën katolike shqiptare, pasi që në këtë vit do të bëhet edhe shenjtërimi i Nënë Terezës.

ErmonelaDon David Gjugja, nga radio Vatikani tha se “Nënë Tereza është ikona ku Papa Françesku ka dashur të jetë emblemë e qytetërimit”, sepse sipas tij, Papa ka vlerësuar që duhet të ketë shembuj të humanizmit që dha “Nënë Tereza”.

Please follow and like us: