Albspirit

Media/News/Publishing

Spiunia turke që bëri “të dridhen” kolonelët, një studente 25-vjeçare

Vajza u organizonte ushtarakëve të lartë takime me prostituta, e më pas u bënte shantazh

Në krahasim me të, Anna Champam, spiunia ruse e njohur si “kuqja”, është një fillestare. Turkja Narin Korkmaz është krahasuar me legjendaren Mata Harin.

STUDENTJA 25-VJEÇARE, AKUZOHET SE KA QENË PJESË E NJË RRJETI SPIUNAZHI TË JASHTËZAKONSHËM, TË UDHËHEQUR NGA KOLONEL IBRAHIM SERZER.

Rrjeti ka arritur të vjedhë sekretet ushtarake të Turqisë, të cilat më pas janë shitur jashtë vendit. Një rrjet i përbërë nga 51 persona, shumë prej të cilëve të arrestuar, akuzohen nga prokuroria e Izmirit se kanë marrë informacione ushtarake, duke përdorur mënyra të ndryshme.

FILLIMISHT NISNIN DUKE OFRUAR PARA, DHURATA, PAKETA TURISTIKE. MË PAS KALONIN NË “KURTHET E MJALTIT”. ZYRTARË TË LARTË, FUNKSIONARË DHE NËPUNËS JANË ZËNË NË GRACKË NËPËRMJET PROSTITUTAVE TË REKRUTUARA JASHTË: ÇDO TAKIM FILMOHEJ DHE MË PAS VIKTIMAT SHANTAZHOHESHIN PËR TË BASHKËPUNUAR. PËRVEÇ KËSAJ, ME NDIHMËN E ESKORTAVE PËRPILOHESHIN SKEDA PERSONALE TË “SHËNJESTRAVE”, DUKE TREGUAR PIKAT E DOBËTA DHE “PIKAT E SULMIT”: PASIONIN PËR PARATË, ALKOOLIN, GRATË, PROBLEMET FINANCIARE, BESIMIN.

Janë skeduar rreth 5 mijë persona dhe sipas shtypit vendas, rezultatet kanë qenë të jashtëzakonshme. Grupi ka nisur të veprojë në vitin 2006 duke arritur të marrë 165 mijë dokumente të rezervuara, harta dhe të dhëna mbi bazat ushtarake turke, projektet ushtarake. Madje, janë përpjekur të sabotojnë programe financiare kombëtare për realizimin e sisteme armatimesh, duke favorizuar kompani të huaja. Janë shitur dosje të lidhura me NATOS-n, rregulla anti-piraterie, mekanizma të reagimit të Aleancës. Organizata mbështetej tek një numër i madh eksponentësh të forcave të armatosura dhe trupash specialë, disa prej të cilëve në pension, ndërsa të tjerë ende në shërbim. Në listën e të akuzuarve figurojnë kolonelë, kapitenë, dhe shefi i inteligjencës në qendër të Golcuk dhe përgjegjësi për kooperacionin e jashtëm në Nënsekretariatin e Mbrojtjes.Impresionuese edhe niveli i shoqërive të goditura: Roketsan (armë), Këshilli i kërkimeve shkencore dhe teknologjike (Tubitak), Alselsan (aparatura elektronike), Halvesan (sektor aeronautik) dhe Tai (aero-hapësinor): që janë ajka e industrisë ushtarake turke.

STUDENTJA NARIN KORMAZ KISHTE PËR DETYRË TË GJENDE VAJZAT, TË CILAT I REKRUTONTE JASHTË. PASI I SILLTE NË TURQI, KU U SIGURONTE TAKIME SEKSUALE NË HOTELE LUKSOZE OSE NË APARTAMENTE TË MARRA ME QIRA NGA ORGANIZATA. DISA PREJ USHTARAKËVE BASHKËPUNON LEHTË QË NË FILLIM, NË KËMBIM TË MARRJES SË PARAVE. POR DISA PREJ TYRE NUK E PRANONIN OFERTËN DHE KËTYRE U OFROHESHIN VAJZAT E GJETURA NGA KORMAZ.

Ku kanë përfunduar sekretet ushtarake? Në shtypin vendas janë hedhur shumë hipoteza rreth kësaj çështjeje. Dyshimet e para janë për Izraelin, vendi që prej vitesh nuk ka pasur marrëdhënie të mira me Turqinë. Më pas për Greqinë, rivalen historike të Ankaras, por edhe pë Rusinë, e cila ka interes të mbajë nën vëzhgim turqit.

Please follow and like us: