Albspirit

Media/News/Publishing

Surprizat e reformës në drejtësi/Magjistratët me pension më të lartë sesa rroga neto. 320 mln $ në vit defiçit si efekt i pensioneve VIP

Magjistrat. Ja puna që do të jetë ndoshta më e kërkuara në Shqipërinë e pas reformës në drejtësi. Rroga të majme, mbrojtje të jetës dhe të pronës, shërbime, shpërblime, këto janë pjesë e faturës marramendëse financiare për 1 000 njerëzit që po trajtohen si askush më parë. Vizion Plus raporton se këtyre incentivave financiare i shtohet edhe pensioni.

Sipas dokumenteeve që posedon televizioni në fjalë, “vetëm deficiti që do të krijohet në skemën e re të pensioneve si rezultat reformës në drejtësi, do të krijojë një kosto prej 320 milion dollarësh në vit, ku nëse llogariten 40 vitet e ushtrimit të funksionit të një gjyqtari apo prokurori kjo shifër shkon në 12.8 miliardë dollarë, sa 3-fishi i gjithë buxhetit që ka sot Shqipëria”.

Ministria e Financave ka kërkuar të rishikohen këto surpriza që në vend se të zgjidhin punë, krijojnë një barrë thuajse të papërballueshme. Në komunikimin e vet, Ministria shpjegon arsyet e kundërshtimit të vet, që në këtë rast është financiar, por edhe parë nga parimet e trajtimit që marrin zyrtarë të shtetit.

“Në shqetësimin e saj, Ministria e Financave nënvizon:

E thënë ndryshe, për 1.6 lek të paguar do të përfitohen 9 lekë si përfitim ose rreth 5.6 herë më shumë. Nëse marrim në konsideratë faktin që pagat e propozuara janë shumë të larta atëherë në vlerë absolute ky deficit për 1000 persona me paga mesatare 300.000 lekë në muaj, deficiti në long term është afërsisht 32 miliard lekë.

Një punonjës i zakonshëm që nuk trajtohet me pension suplementar sot paguan 11.2% të pagës bruto që në të ardhmen të marrë 40% të pagës pension, dhe ky kontribut i vogël krahasuar me përfitimin në të ardhmen thellon deficitin në skemë, por magjistratët e thellojnë atë pasi pensioni që do të përfitojnë është 60% e pagës, çka do të thotë që një pension mesatar të jetë 2 milion lekë të vjetra. Por një tjetër shqetësim i lindur është trajtimi i familjarëve në rastin se ndodh një fatkeqësi. ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve shprehet se:

Në rastin kur magjistrati vdes, pensioni shtetëror suplementar familjar që përfitohet sipas ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shteti” është: a. 60% për bashkëshortin ose bashkëjetuesin pasjetues; b. 30% për fëmijën

Por për autoritet financiare ky trajtim përmbys tërësisht logjikën pasi pensioni del më i lartë se paga neto në rastin që magjistrati ka një bashkëshorte dhe një fëmijë, e një rastin që ka 2 fëmijë pensioni del 110% më i madh se vetë rroga.

Magjistrati përfiton: një pension prej 90% të pagës referuese që ësgtë rreth 15-20% më i lartë se paga neto gjatë punësimit; një pension 110% të pagës referuese kur ka dy fëmijë. të dy këto përcaktime janë kundër logjikës dhe filozofisë së pensioneve”.

Please follow and like us: