Albspirit

Media/News/Publishing

“Balotelli më nxiu jetën, e tepronte dhe para prindërve të mi”

Ish e dashura e futbollistit italian Mario Balotelli, modelja Fani Neguesha është rikthyer të flasë për sulmuesin dy vjet pas ndarjes së tyre.

Në një intervistë të dhënë gjatë ditëve të fundit për mediet italiane, ish e fejuara e Balotelit tregon arrogancën me të cilën sillej 26-vjeçari.

Fani është betuar gjithashtu se nuk do të pranojë më të ketë një marrëdhënie dashurie me futbollistë.

“Nuk doja më të më njihnin si ‘e dashura e tij’. Është e vështirë për të bërë karrierë nëse të etiketojnë si të tillë. Në fillim më pëlqente të isha e dashura e ndonjë futbollisti të famshëm, por me kalimin e kohës një gjë e tillë vetëm sa më dëmtoi dhe nuk më ndihmoi. Baloteli sillej si një ‘yll’ i futbollit edhe në shtëpinë e prindërve të mi. Nuk sillej si një person normal, por me arrogancë të tepruar. Atij nuk i pëlqente që mediat interesoheshin për mua. Nuk do të lidhem më me një futbollist. Ishte një periudhë shumë e vështirë për mua”, shprehet Fani në intervistën e saj.

balon

 

Please follow and like us: