Albspirit

Media/News/Publishing

Bebe Rexha vjen në Tiranë më 9 shtator

Ylli më i ri i muzikës elektro-pop Bebe Rexha pritet të mbërrijë në kryeqytet.26 vjeçarja me origjinë shqiptare, e cila ka spikatur si autore tekstesh për shumë këngë të njohura të yjeve të muzikës ndërkombëtare, por edhe për stilin e saj unik si këngëtare, do të performojë në Sheshin “Nënë Tereza” të premten, më 9 shtator.

Bebe Rexha do të këndojë për publikun shqiptar hitet e saj të fundit “No broken hearts”, “I can’t stop drinking about you” apo “Hey mama”, të cilat i dhanë hov suksesit të saj si këngëtare.

Bebe Rexha është bëre e njohur me pjesëmarrjen e saj në këngët hit të “Take Me Home” nga Cash Cash dhe “Hey Mama” nga David Guetta. Ajo është vokalistja kryesore e grupit amerikan Black Cards dhe ka qënë bashk-autore e këngës “The Monster” nga Eminem ft. Rihanna e cila u listua e para në Billbordin amerikan.

Emri i saj i vërtetë është Bleta dhe ka lindur në Brooklyn të SHBA nga prindër shqiptar të Dibrës së Madhe. Ajo ka fituar cmimin “Tekstshkruesja e Re më e Mirë” në përvjetorin e New York “Grammy Day” nga National Academy of Recording Arts & Sciences duke i dhënë asaj mundësinë të takojë shumë prodhues të suksesshëm të muzikës.

Deri tani, Bebe Rexha ka arritur mbi 10 milionë shitje të këngëve të saj dhe është dëgjuar mbi 800 milionë herë në Spotify. Ajo numëron 1 miliardë shikime të kombinuara nga gjithë videot e publikuara në Youtube ndërsa ka arritur një audiencë në radio prej 7 miliardë dëgjues duke u komentuar edhe në USA TODAY, BILLBOARD apo MTV.

Please follow and like us: