Albspirit

Media/News/Publishing

Dëshironi të jetoni më gjatë? Pini alkool

 

Jemi paralajmëruar se si alkooli ndikon negativisht në mendjen dhe trupin. Alkooli mund të shpijë deri tek vdekjet e parakohshme për shkak të dëmeve që i shkakton në mëlçi, por alkooli vret edhe përmes aksidenteve rrugore.

Sidoqoftë, një studim i ri thotë se konsumuesit e alkoolit jetojnë më gjatë sesa të tjerët. Si kështu?

Sipas studimit të udhëhequr nga Charles Holahan, psikolog nga Universiteti i Teksasit, hulumtimet e të cilit janë publikuar në revistënAlcoholism: Clinical and Experimental Research, 69 për qind e mos konsumuesve të alkoolit kishin vdekur pas 20 viteve – pavarësisht stilit të tyre të jetës.

Studimi, i cili ka zgjatur 20 vite, ka anketuar pothuajse 2,000 njerëz të cilët ishin 55 deri 65 vjeç. Tri lloje të njerëzve ishin përfshirë në këtë studim:

– Personat që konsumonin shumë alkool dhe që konsiderohen alkoolist

– Personat që konsumonin në sasi modeste

– Personat që nuk konsumonin aspak alkool

Bazuar në rezultatet, 69 për qind e atyre që nuk pinin më alkool kishin vdekur pas 20 viteve. Por, në anën tjetër, 60 për qind e konsumuesve të rëndë të alkoolit kishin vdekur, përderisa ishin ndjekur pas nga 41 për qind e konsumuesve modestë. Disa nga personat që nuk konsumonin aspak alkool kishin pasur një stil të shëndetshëm të jetesës.

Por, pse kështu?

Studimi ka zbuluar se sekreti nuk ishte në stilin e jetës, por në gjendjen e qetë mendore. Ata që konsumonin alkool ishin më të qetë me jetën sesa njerëzit që nuk konsumonin. Ka shumë arsye se përse personat që konsumojnë alkool kanë një jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur, ndër to janë:

– Gjendja financiare, pasi që alkooli është i shtrenjtë dhe numri i atyre që zgjedhin të mos pinë kanë më pak të ardhura.

– Janë më aktivë në shoqëri

– Kanë ndjenja relaksuese

Veç këtyre, ka edhe disa raportime tjera që thonë se personat që nuk konsumojnë alkool janë më të prirë të zhvillojnë depresionin, sesa personat që konsumojnë alkool në baza të rregullta. Sidoqoftë, duhet cekur se ky studim nuk duhet t’ju inkurajojë të bëheni alkoolist/e i rëndë, pasi që alkooli ende vlerësohet si i dëmshëm dhe mund ta shkaktojë vdekjen.

Please follow and like us: