Albspirit

Media/News/Publishing

Servet Pëllumbi: LSI po përgatit tradhtinë e radhës

Sërvet Pëllumbi, profesori i së majtës dhe një prej figurave kryesore të historisë së saj, e sheh koalicionin Rama – Meta pa të ardhme. Meta – thotë ai – duket i gatshëm të largohet dhe është në kërkim të një mënyre për ta bërë këtë.

“Koalicioni i mirëfilltë qeverisës PS – LSI u ndërtua jo mirë dhe herë pas here është lëkundur ndjeshëm, aq sa sot duket se LSI është në kërkim të një ‘modus vivendi’ për ta deklaruar të prishur koalicionin qeverisës me PS”, është shprehur ai në një intervistë për gazetën Panorama.

Pëllumbi thotë se LSI nuk ka interes nga prishja e koalicionit 1 vit përpara përfundimit të mandatit. Por sipas tij kjo vjen për shkak të presioni të madh që ka mbi Ilir Metën për ta bërë këtë.

“Kjo, realisht, nuk është në interesin imediat të LSI, por duket se presioni që po ushtrohet mbi lidershipin e saj është shumë më i madh nga ç’mund të mendohet…! “Ngushëlluese”, mbase, mbetet vetëm deklarata e liderit të saj se, ende s’kanë lindur burra, as vendas e as ndërkombëtarë që ta shantazhojnë atë”.

Ai “i frikësohet” edhe një plani mes PD e LSI për ta rrëzuar Ramën nga pushteti. Dhe këtë nuk e fsheh.

“Nuk mund të mos më ngjallin habi, por edhe revoltë të ligjshme deklarimet e kreut të PD, Lulzim Basha: Vendimi është marrë, nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeminstër. Me të drejtë lindin pyetjet: nga kush qenka marrë vendimi, kur dhe ku dhe a ka ndonjë gjë të përbashkët ky kërcënim me kulturën minimale demokratike? Gjithësesi, habia më e madh eka të bëjë me qëndrimin e dyshuar të LSI –së, me ftesën drejtuar PS –së për të mos sulmuar opozitën, me arsyetimin se një ditë do të jemi në vend të saj. Apo kur kërkohet qëeveri teknike bashkë me PD, apo në mbështetje të saj. Njerëzit me të drejtë pyesin: Mos po përgatitet tradhtia e radhës ndaj së majtës, e konkretizuar me prishje të koalicionit qeverisës si pjesë e vendimit të shpallur nga Lulzim Basha: ‘nuk ka zgjidhje me Edi Ramën kryeministët’? Mos mendohet se “barka –qeveri” po mbytet dhe duhet larguar për t’u shpëtuar përgjegjësive të përbashkëta në kërkim të një ekuilibrimi të ri politik konsensual në pragun e zgjedhjeve të afërta? Qofshja i gabuar, por dilemma të tilla janë bërë temë e ditës në mjedise nga më të ndryshmet, sidomos poshtë në bazë”.

Por a po mbytet me të vërtetë “barka – qeveri”? Vetë Pëllumbi nuk është i kënaqur nga qeverisja.

“Në të vërtetë ka rritje të pakënaqësive, veçanërisht tek shtresat më vulnerabël të shoqërisë sonë. Dhe këtu qeveria meriton të kritikohet, sidomos për mungesë ndershmërie e transparence, për një lloj euforie ministrash në raport me reformat, që jo gjithmonë kanë mbajtur parasysh prioritetet dhe amortizimin e plagëve të shkaktuara prej tyre”.

Please follow and like us: