Albspirit

Media/News/Publishing

“Balkan Teater Tirana Fest”, nga 29 gusht deri me 4 shtator ne Tiranë

20160823122751428600Ballkan Teater Tirana Fest, do te zhvillohet  nga 29 gusht deri me 4 shtator në teatrin Kame në Ibë, Tirane, ndërsa aktorja Olta Gixhari, moderatori Arjan Çani, aktoja Sesilia Plasari do te jenë në jurine  e këtij festivali e cila ka kryetar Bujar Kapexhiu – regjisor. Festivali i konceptuar dhe si një takim midis fqinjësh, do të jetë rasti për njohjen jo vetëm me teatrin e vendeve ballkanike përkatëse, si urë lidhëse, por edhe kulinarisë, muzikës dhe shpirtit të përbashkët ballkanik.

Festivali do të nisë me komedinë e Erion Kamës, “Një jetë me ty” ku interpretojnë aktorët Romir Zalla,Suela Bako dhe Vilma Hodo. Në qendër të komedisë është historia e një çifti të sapomartuar. Në një formë të re rrëfimi skenik, ata tregojnë historinë e tyre. Por ata e tregojnë ndryshe nga njëri tjetri dhe kjo i jep nota komike kësaj pjese. Situata e tyre komplikohet kur hyn ne lojë vajza e fotokopjes.

Më 30 gusht është teatri Bullgar që ngjitet në skenë. “Të gjithë mbi tavolinë”,  vepra e teatrit “Lyubomir Kabakchiev”, shkruar nga Charles Bukowski, dhe regji të Ana Batena do të sjellë interpretimin e aktorit Vasil Duev, shkuan Kult Plus.

Është historia e Henry Chinaskit i cili qëndron prapa arkivolit të babait të tij të vdekur, e nuk e di se nata e gjatë e rrëfimit po vjen. Rrëfimi i cili do të bëhet për krijimin e një vetë-vlerësim të jetës së tij personale. Vetë-vlerësimi i një të vdekuri të gjallë, i cili është në kërkim të vetvetes. Por çfarë është ajo gjë që do ta ngjallë personalitetin njerëzor te Henry? Atë njeri i cili ka ndjekur ëndrrat e tij para se të përthithej nga “SISTEMI”, i cili dikton rregulla tjera? Dhe, a është i mundur zgjimi kur ju me lehtësi keni heqë dorë nga jeta?

Më 31 gusht në skenë do të ngjitet teatri maqedonas me “Zonjushë Xhulia”.

Nga Shkupi, do prezantohet,  Teatri Fabrika, teatër i pavarur në kryeqytetin e Maqedonisë. Është themeluar nga një grup artistësh të cilët janë përpjekur të sjellin një vizion të ri teatror jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon ku ky teatër po e gjen hapësirën e tij.

Please follow and like us: