Albspirit

Media/News/Publishing

Futboll, Kaçe prezantohet si lojtar i Viktoria Plzen

Futboll, Kaçe prezantohet si lojtar i Viktoria Plzen

Ergys Kaçe është prezantuar sot si lojtar i Viktoria Plzen, skuadrës kampione të Çekisë.

Pasi ka rinovuar dje me PAOK-un, klubin mëmë në Greqi, deri më 2020, mesfushori shqiptar është huazuar tek skuadra çeke, për herë të parë që nga koha kur luan tek skuadra nga Selaniku.

Ai do të luajë në kampionatin çek për 1 vit, ndërkohë që skuadra e tij e re do të jetë pjesë e fazës së grupeve në Ligën e Europës.

Një mundësi shumë e mirë kjo për mesfushorin kuqezi nga korça që të ketë hapësirë aktivizimi edhe në arenën europiane.

Please follow and like us: