Dylgjeri: Kujtimet e Ilir Metes, nga ngjala te Jala…

Nga Ylli Dylgjeri

LSI lëviz. Nga Gjiri i Lalëzit në Gjirin e Jalit.

Si një amfib uji LSI+LRI, po lundrojnë këto ditë nga ujrat e ngrohta të adriatikut në ato të Jonit. Media raporton se rreth 1500 të rinj po argëtohen e kalojnë këtë fund gushti në çadrat e kampingut të ngritur aty nëJalë. Face Book jep edhe më shumë informacion. Shoh në rreshtin e parë të Takimit mirëseardhës shumë nga të njohurit e mij. Nga Ylli i LSI

(Meta) deri te Ylli Ndroqi i Ora News…

Kam qënë edhe unë dikur banor i këtij kampingu. Më kujtohet në vitet e para ky kamping kur merja udhën për tu argëtuar edhe unë aty mes rinisë së LRI. Kujtoj shumë episode në atë kamping çadrash. Kujtoj vitin kur autobuzët nuk zbrisnin dot deri poshtë dhe rinia e zbriste monopatin më këmbë duke shkelur në gurë e ferra. Ishin djem e vajza qyteti, të pa mësuar me shtegun e ngushtë e rrugën plot ferra. Kur i takova në kamp dukeshin të lodhur e të vrarë nga ecja në mal. Ishin rini qyteti e trotuaresh, të pa mësuar shtigjeve.

Ndryshe është sot. Rruga e shtruar të dërgon deri në kamp. Kujtoj aktivitetet e të rinjve, sportet, garat e debatet. Sot janë të përmasave të tjera. Veç nacionalizmit ka edhe internacionalizëm. Një deputet portugez përshëndeti rininë. Kampi është rritur bashkë me LRI-në.1500 të rinj duhen menaxhuar nga mëngjezi në mbrëmje. Udhëheqja dhe çadrat se “mbulojnë” dot energjinë e tyre.

Ndryshon Gjiri i Lalzit. Atje ka postbllok në hyrje. Atje ka vila. Ka familjarë. Atje ka politikanë, atje ka udhëheqje. Atje dhe peshku s’ka hala dhe ngjala ka histori të rralla. Shije tjetër. Kush e provoi e se haroi. Unë se kam provuar. Duhet të jesh banor apo vizitor, për të pushuar pak orë me Ato që edhe të pushojnë nga puna…
Këto kujtime më erdhën sonte në mënd.
Natën e mirë LRI.