Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA dhe Norvegjia dënojnë sulmin terrorist në juglindje të Turqisë

Ambasadori i SHBA-së në Ankara dhe ministri i Jashtëm i Norvegjisë dënuan përmes rrjeteve sociale sulmin terrorist në Cizre të Turqisë…

 

SHBA-ja dhe Norvegjia dënojnë sulmin terrorist në juglindje të Turqisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara, John Bass, dënoi sot paradite sulmin me autobombë, që terroristët e PKK-së organizuan kundër pikës së kontrollit policor të qytezës Cizre, në provincën juglindore të Sirnakut.

“Vajtojmë bashkë me Turqinë aleate tonën në NATO dhe rikonfirmojmë përsëri angazhimin tonë të përbashkët për të mposhtur terrorin”, tha ambasadori John Bass përmes një komunikate me shkrim nga llogaria zyrtare në median sociale.

Ndërsa ministri norvegjez i Punëve të Jashtme, Borge Brende, shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për Turqinë dhe të afërmit e policëve, që ranë dëshmorë në sulmin terrorist të mëngjesit të sotëm në Cizre, nëpërmjet një postimi në “Twitter”.

Please follow and like us: