Albspirit

Media/News/Publishing

Etrit Berisha drejt largimit nga Lazio

berisha

Etrit Berisha nuk po e sheh veten në rolin e titullarit në portën e Lazio. Portieri shqiptar edhe pse zhvilloi fazën përgatitore me skuadrën kryeqytetase, ku është nën kontratë deri në Qershor të 2018, nuk është ulur as në stol në dy takimet e para të kampionatit.

Mediat italiane shkruajnë se detinacionet e mundshme janë Palermo, Torino dhe Crotone. “Corriere dello Sport” jep këto alternativa pa shmangur edhe ndonjë mundësi jashtë Italisë.

Kjo situatë u krijua pasi trajneri i Lazio, Simone Inzaghi deklaroi publikisht se beson te Federico Marchetti. Etrit Berisha u transferua te Lazio nga Kalmar në verën e 2013. Gjatë kësaj periudhe portieri i Kombëtares ka zhvilluar 60 takime në të gjithë aktivitetet. Vlera e kartonit të Etrit Berishës është rreth 3.5 milionë euro sipas Transfermakt.

Please follow and like us: