Albspirit

Media/News/Publishing

Fatos Nano në formë, gati për betejën e radhës?

 

Fatos Nano, ose hija e tij, kthehet herë pas here dhe në fakt, në rrjetet sociale, nostalgjikët e tij janë të shumtë dhe i drejtohen gjithnjë me lutje të mëdha që ai të rikthehet në politikë, ndoshta duke e kujtuar si të artë kohën e tij.

Një profil që pretendon se është i Fatos Nanos në facebook, edhe pse vetë Nano e ka mohuar, ka të paktën të mirën që publikon fotot e azhornuara të Nanos, sa herë që ndodnjë adhurues i ish-kryeministrit pozon me të.

Nga fotot e fundit Nano duket mirë në shëndet, dhe ka ruajtur kilet që ka patur edhe në kohën kur qeveristë, për të mos thënë se ka shtuar ndonjë.

Por në Shqipëri kjo kosniderohet shëndet ose mirëqënie për disa.

Me përjashtim të një fotoje në Francë, ku Nano duket disi i lodhur në shoqërinën e një ish-ministri, foto e tjera të fundit bëjnë të mendohet se lideri historik i PS është gati të rindezë motorët për betejën e tij të radhës politike.

Endrrën shekullore për t’u bërë President….

Please follow and like us: