Albspirit

Media/News/Publishing

Pianistja Dhurata Lazo, së shpejti me album muzikor

Pianistja Dhurata Lazo së shpejti me album muzikor

Projekti i saj përmban muzikë nga repertori francez. Muzika është registruar në Fazioli Concert Hall bën të ditur Lazo e cila më herët kishte deklaruar se realizimi i këtij projekti ka qenë një ëndërr e saj.

Pianistja Dhurata Lazo së shpejti do ta promovojë albumin e saj me muzikë pianistike nga repertori francez. Ky projekt do të përmbajë vepra origjinale bashkëkohore dhe klasike. Është kjo një punë e përbashkët e muzikantes dhe bashkëshortit të saj Zija Bejleri, i cili po i ndihmon që ta realizojë këtë kompakt diskun. “Në pritje të CD-së për saxophone & piano, me repertor nga kompozitoret: Singelee, Savari, Arban, Genin (francezë kompozuar për sax soprano e alto) Donizetti, Piazzolla e Çesar Frank Sonata për piano e violinë transkiptuar për sax alto”, ka shkruar pianistja Lazo, në profilin e saj në facebook, teksa ka bërë të ditur për përmbajtjen e muzikëve që do t‘i përmbajë CD e re. Muzika është registruar në Fazioli Concert Hall bën të ditur Lazo e cila më herët kishte deklaruar se realizimi i këtij projekti ka qenë një ëndërr e saj. Ajo ka bërë të ditur se CD e re do të përmbajë muzikë elegante, emocionuese, perla me intimitet shpirtëror e pasional nga repertori francez për saksofon dhe piano. Shumica e veprave i përkasin rrymës franko-belge për saksofonë klasikë. Diapazoni i tingullit të saksit në CD është shumë i gjerë, që nga regjistrat e lartë saks soprano deri te ato të mesme me saks alto ka zbuluar Dhurata Lazo teksa ka shtuar se veprat janë me forma të ndryshme që nga sonata, koncerti, variacione etj.

Please follow and like us: