Uljet e çmimeve nuk kanë përfunduar dhe linjat e para-vjeshtës sapo janë shfaqur, ndërkohë që një koleksion i ri Gucci me veshje të përditshme dhe aksesore femërore është gati të shitet… vetëm në internet.

Këtë herë, Alessandro Michele duket se hap dyert e kopështit të shtëpisë italiane. Drejtori artistik duke se ka bërë maksimumin që t’i bëjë klientët edhe më adiktivë ndaj veshjeve me stilin e tij barok duke imagjinuar këtë koleksion që i destinohet internetit.

Me këto stampime të reja floreale dhe plotë natyrë, shumë të përzemërta për krijuesin, dhe kafshët e vogla që vrapojnë nëpër xhaketat prej mëndfshi, ky koleksion që lulëzon shumë bukur kopështin sekret shumë logjikshëm është pagëzuar me emrin Gucci Garden.

Edhe një herë, drejtori artistik i guximshëm italian na transporton pa vështirësi në universin e tij misterioz dhe ëndërrimtar në të cilin futemi plotë dëshirë. Për të gjitha ato që duan të blejnë një palë atlete plot lule, një këmishë të gjatë prej mëndafshi të butë apo një xhaketë pranverore, keni takim më datë 5 korrik në butikun online gucci.com