Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet në Tiranë “adashi” i Saimir Tahirit

Komunikata e policisë për arrestimet në 24 orët e fundit 28 gusht 2018 informon për arrestimin e Saimir Tahirit pasi dyshohet se po drejtonte makinën i dehur.

Veç ngjashmërisë së emrit, edhe adashi i ministrit të Brendshëm banon në Tiranë. Por ndryshe nga ministri i Brendshëm që është 36 vjeç, personi i arrestuar është 38 vjeç.

Policia informon se arrestimi i tij u bë në rrugën e Elbasanit duke drejtuar ‘Citroen’ dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë, për të bërë testin e alkoolit.

Please follow and like us: