Albspirit

Media/News/Publishing

Këpucë serbe për Melanie Trump, dhuruesit të pakënaqur me Clinton

Këpucë serbe për Melanie Trump, dhuruesit të pakënaqur me Clinton

Dy palë këpucë, një palë të bardha dhe një palë ngjyrë floriri janë dhurata e një kompanie këpucësh serbe për Melanie Trump, bashkëshorten e republikanit që kandidon për “Shtëpinë e Bardhë”.

Nëse Donald Trump do të zgjidhet si president, disenjuesit tyre besojnë se këto këpucë janë idealet për Melanie si zonjë e parë. Megjithatë menaxheri i fabrikës tha se kjo është një dhuratë tepër simbolike dhe modeste.

“Ato mund të mos jenë diçka mahnitëse, por janë të bëra me shumë dashuri dhe me dëshirën për të bërë ndryshim të madh. Ne kemi shpresën për një të ardhme më të mirë”, shprehet menaxheri i fabrikës Marinko Umiçeviç.

Shumë serbë kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për Trump dhe e kanë refuzuar Hillary Clinton  për presidente, pasi bashkëshorti i saj Bill Clinton mbështeti sulmet ajrore të NATO-s mbi pozicionet e tyre në luftën e Bosnjës dhe Kosovës.

Megjithatë gjesti i kompanisë përtej politikës është gjithashtu edhe një mbështetje për atë që e kanë cilësuar si “një grua nga rajoni ynë” pasi  Melania Trump ka  lindur dhe është rritur në Slloveni që ka qenë pjesë e ish-Republikës jugosllave para shpërbërjes në vitet ‘90.

Please follow and like us: