Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeministri i Indisë: Indianët, krenarë për Nënë Terezën

Kryeministri i Indisë: Indianët krenarë për Nënë Terezën

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi ndërsa ka bërë homazhe te Nënë Tereza, ka thënë se çdo banor i Indisë duhet të ndihet krenar që ajo është njohur zyrtarisht si shenjtore.

Modi ka thënë se pavarësisht që Nënë Tereza nuk është nga India, ajo i ka kushtuar një jetë të tërë në shërbim të Indisë, transmeton Koha.net.

“Nënë Tereza i ka kushtuar jetën e saj shërbimit ndaj njerëzve të varfër në Indi. Kur një personi të tillë i është dhënë shenjtëria, është e natyrshme që indianët të ndihen krenarë”, tha Modi.

Ai ka potencuar që Nëna Terezë ishte shqiptare dhe anglishtja nuk është ka qenë gjuha e tij amtare.

Nëna Terezë në vitin 2009 ishte lumturuar si “Tereza e Bekuar e Kalkutës”.

Gonxhe Bojaxhiu, emri i vërtetë i Nënës Terezë, kishte mbërritur në Kalkuta të Indisë më 6 janar 1929, duke u shërbyer fëmijëve të uritur dhe të varfër. Për veprën e saj ajo ishte dekoruar me çmimin Nobel në vitin 1979.

Please follow and like us: