Albspirit

Media/News/Publishing

“Triumfi” i projektit skandaloz e abuziv për qendrën e Memaliajt!

“Triumfi” i projektit skandaloz e abuziv për qendrën e Memaliajt!

“Triumfi” i projektit skandaloz e abuziv për qendrën e Memaliajt!

(Pasuruar me komentet e bashkëqytetarëve tanë memaliotë)

Nga Edmond Ismailati

Edhe pse janë më se të ndërgjegjshëm për mëkatin që po vazhdojnë të kryejnë, janë më se të vendosur për ta çuar deri në fund, veprim aq i “nxituar” ky, vetëm e vetëm për të përfituar gjysmën e milion dollarëshit. Këtë shqetësim siç e kam shprehur tek shkrimi i mëparshëm “Një projekt skandaloz dhe abuziv për qendrën e Memaliaj!” të publikuar tek gazeta “Tirana Observer” (04-08-2016), ku për rikujtim po i shkëpus një fragment të saj si: “E kam fjalën për më shumë se gjysmë milion dollarësh që po përgatiten të vidhen nga milionëshi i panevojshëm që i është dhënë enkas për të “transformuar” qendrën e këtij qyteti.”

Është një fatkeqësi e papërshkrueshme, kur pushteti vendor i shpërfilli pakënaqësitë që shprehën banorët e saj për këtë projekt! Pakënaqësi këto që janë bërë të ditura me anë të shkrimit të lartpërmendur, por edhe në vazhdën e atyre që dëgjohen jo vetëm në qytet, por edhe me anë të komenteve në faqen “Memaliaj” në Facebook. Ashtu siç ky kryetar nuk bëri asnjëherë publike programin e tij elektoral, po ashtu ka ndodhur edhe me këtë projekt, të dyja këto pika (të rëndësishme për komunikimin e ndërsjelltë) të cilat duhej t’i bënte të ditura.

Padyshim, që kryetari duhej ta bënte të ditur me anë të profilit i tij, por edhe nëpërmjet faqes zyrtare të Bashkisë në Facebook. Shprehem kështu, pasi nëse do të dëshironte të mësonte opinionin e vërtet në lidhje me këtë projekt, duhej të pyeste memaliotë autoktonë të cilët jo vetëm hodhën themelet e këtij qyteti dhe e ndërtuan atë, por edhe i dhuruan një identitet të shkëlqyer.

14202631_10210870833232730_4849807348092190739_n

Këta memaliot u tradhëtuan, pasi siç po mësojmë ditët e fundit se kryetari na paska bërë një “mbledhje” tek Pallati i Kulturës duke ua prezantuar disa memaliotëve të cilët e paskan mirëpritur si një nga investimet më të mëdha që është çelur deri më sot për këtë qytet. Të verbuar nga entuziazmi që u shkaktoi tingëllima e një milion dollarëshit, nuk gjykuan më thellë, por e kanë duartrokitur vetëm me kusht që mos të hiqet lapidari me vendndodhje në qendër, por t’i shtohet projektit dhe te rivendoset shtatorja e “Minatorit” tek vendi që ka qenë. Madje na paska një muaj para se të fillonin punimet, pra masakrën, e transmetonin edhe nëpërmjet kabllorit të Memaliajt, si një arritje e madhe për marrjen e këtij fondi kaq të madh, me të cilin do të “transformojnë” pamjen e qendrës së qytetit, me shpresën për ta radhitur atë me ato bashkëkohore!

U falet, pasi nëse do të dinin se për çfarë miratuan dhe u gëzuan aq shumë, padyshim që do të përjetonin një vetëvrasje shpirtërore, (pasi vetëm një i pashpirt nuk e përjeton atë), pasi kufomat vetëm disa sekonda e përjetojnë atë, përpara se t’u caktohet se nga cili shteg u takon për të kaluar në botën tjetër.

Është një tjetër fatkeqësi, kur mëson se asnjëri nga ata frekuentues të faqes që e kanë ditur, nuk mori guximin për t’na vënë në dijeni, siç kanë vepruar për reklamimin e bizneseve të tyre, njoftime mortore apo tallavarash, shitje-blerje pasurish, votime elektronike për memaliotët që kanë debutuar në “Mister Albania”, “Miss Shqiperia”, “Voice Albania”, “Big Brother”, “Dancing with the Stars”, përfshi këngët e reja apo videoklipet e këngëtarëve, emisione Tv me drejtues memaliotë, e deri tek konkurset për fëmijë që zhvillohen shpesh nga disa kompani apo studio të vogla shqiptare, ku me anë të klikimeve “Like-pëlqej”, përzgjedhin fëmijën më të pamshëm duke i u dhuruar një ditëlindje festive me të gjitha shpenzimet falas. Pa harruar edhe konkurset e baletit të moshave 5-10 vjeç, ku vetëm në marrjen sa më shumë pëlqime tek një nga ushtrimet e tyre të fiksuar në një fotografi, kanë përfituar një vitë falas trajnimin për balet, pa përmendur këtu edhe ndihmat që janë mbledhur në disa mijëra dollarë, euro dhe lekë, falë zemërgjerësisë së disa memalioteve me banim në Shqipëri dhe jashtë saj, për t’u ardhur në ndihmë bashkëqytetarëve të tyre në raste fatkeqësish apo të marrjes së mjekimeve për përmirësimin e shëndetit të tyre.

14199710_10210870832752718_6419095626931149111_n

Të gjitha këto raste i kam përjetuar njësoj si ata apo të afërmit e tyre dhe padyshim, përveç investimit tim shpirtëror (që nuk ka të paguar) dhe atë monetar (që i’u bashkangjit edhe të tjerëve), vetëm koha e shpenzimit dhe e monitorimit përgjatë 24 orëve, duke u ndalur për disa orë edhe nga puna apo preokupimet familjare, mbartin një tjetër çmim. Një çmim që vetëm ata që banojnë sidomos në Nju Jork dhe ata në emigracion, e dinë fort mirë njësinë matëse të vlerës së kohës, e cila është më e shtrenjtë se dollari apo floriri! Prandaj më duket e pafalshme dhe fatkeqësi, se që të gjithë ata që e dinin këtë histori nuk e vunë në dukje dhe t’a reklamonin siç kanë bërë për turli emisionesh zbavitëse e reklamash që i kam përmendur më lartë me hollësi.

Shprehem kështu, pasi, nëse do të viheshim në dijeni qysh në momentin kur filloi të transmetohej reklamimi i projektit, padyshim që do ta kishim ndaluar këtë masakër, dhe këtë e them me plot bindje, pasi personalisht edhe pse banoj në Nju Jork, do të shkoja për të argumentuar para Këshillit Bashkiak ndalimin e këtij projekti dhe bindur bashkëqytetarët për tu çuar në protestë nëse do të ishte e domosdoshme.

Duke u interesuar më shumë (nëpërmjet disa telefonatave dhe mesazheve) në lidhje me prezantimin e projektit që kreu kryetari, mësova se aty është bërë një mbledhje formale me pjesmarrjen e disa memaliotëve servilë, militantë të PS-te, puthadorë e disa të tjerë tê terrorizuar psikologjikisht nga frika se mos u presin nga çasti në çast asistencën, por edhe nga banorë të rinj që kanë emigruar në këtë qytet mbas ’90-s e sidomos mbas vitit 2000.

Në një nga komentet e këtyre të lartpërmendurve (që nuk ja di mbiemrin, por me emrin Adriatik) që nuk e kanë Memaliajn vendlindjen e tyre, u shpreh: “Mē mirë të ndërtohet qendra e re. Ç’e doni rivendosjen e shtatores së “Minatorit”, pasi vetë e shkatërruat më ’97-n dhe miniera ka kohë që është mbyllur dhe pothuajse në qytet nuk ka fare memaliotë, përveçse një numri shumë të vogël”.

14199542_10210870833472736_763713980164285956_n

Përgjigjja ime ishte: “Nga çfarë shkruan, të kuptoj që Memaliaj nuk është vendlindja juaj, pasi vendlindja futet tek ajo gjeneza shpirtërore që edhe sikur të duash nuk mohohet, pasi është e lidhur me datën e lindjes ku e shoqëron njeriun edhe në banesën e fundit për të kaluar në botën e përtejme.

Sipas jush duhet të shfarosim Butrintin, pasi nuk jetojnë më trojanët (edhe pse ne jemi pasardhësit e tyre), të shkatërrojmë kalanë e Krujës, të Tepelenës, …etj, pasi nuk jetojnë nga familja e Kastriotëve apo Ali Pashë Tepelenës! Ndërsa përgjigjja e tij ishte: “Edhe tek shtatorja e Skënderbeut që është në mes të Tiranës, e duam aq shumë saqë e përmjerin çdo dit”. Menjëherë e largova nga profili im, pasi nga mënyra e të gjykuarit, e pashë që kishte ngatërruar rrugën dhe se duhej të gjente shoqëri tjetër në Facebook. Nga një anë, nuk i vë faj, pasi nuk e lidh asgjë me Memaliajn, përveçse e konsideron si një stacion për të bërë një jetë më të mirë nga vjen dhe padyshim në pritje për të migruar sërish në një vend tjetër nëse siguron të ardhurat. Ndoshta është përmjerr shtatorja e heroit, por harrojnë që ai është ende mbi kalë, dhe ata që e kryejnë këtë veprim, nuk janë gjë tjetër veçse disa shpellarë që kanë zbritur nga shkrepat dhe e identifikojnë veten me bajgat e kalit. Harrojnë që kali i heroit e ka përjetuar tragjikisht largimin fizik të eprorit të tij, deri aty saqë vendosi të jepte shpirt mbi varrin e heroit tonë kombëtar!”

E solla këtë koment pasi flet qartë se në pranin e këtyre e kanë bërë prezantimin e projektit kryetari jonë! Memaliotët edhe pse 70% e tyre jetojnë nëpër vende të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, padyshim që kanë të drejtën e votës në zgjedhjet lokale dhe ato qendrore, pasi janë banorë edhe të atij vendi.

Nuk kam asgjë me autoren e këtij projekti, pasi padyshim ka bërë më të mirën kundrejt kërkesave të kryetarit apo të qeverisë qendrore, kërkesë kjo për të justifikuar 1 milion dollarëshin! Si e tillë nuk kishte si të ndodhte ndryshe, veçse atë gjelbërimin mbi gjysëmshekullor ta mbulonin me gurë, si një shtrat i braktisur prej lumit Vjosë!

Para se të sjell mendimet e memaliotëve autoktonë rreth kësaj masakre ndaj identitetit memaliot, po ju shpreh edhe njëherë se çfarë duhej të përfshinte projekti i restaurimit të qendrës së qytetit:

-Shtrimi i trotuarëve me pllaka bashkëkohore të cilat duhet të jenë veçanërisht për këtë segment të qarkullimit të këmbësorëve.

-Mirëmbajtja e gjelbërimit ekzistues dhe projektimi i gjelbërimit shtesë dhe bashkëkohor.

-Rivendosja e shtatores së Minatorit.

-Meqë qendra rrethohet nga pesë pallate të gurta dhe katër prej tulle, vetëm këto të fundit duhet të suvatohen, ndërsa ato me gurë vetëm t’u prishen suvatë atyre faqeve të ballkoneve. Pallatet me gurë janë kështjellat tona të cilat do të ekzistojnë edhe mbas dy mijë vjetësh. Nëse ato suvatohen, është padyshim një ngjarje tragjike, njësoj sikur të suvatosh të gjithë kalat e gurta të botës.

-T’u zëvendësohet llaçi lidhës midis gurëve, duke u rimbushur në harmoni me format që kanë gurët.

-Meqë kollonat e qosheve dhe të tjerat në mes të këtyre pallateve janë me beton, ose të vishen me disa pllaka të larta parafabrikate duke patur edhe konfiguracione apo basorelive që lidhen me jetën punëtore, sportive, kulturore që kanë bërë banorët e këtij qyteti. Në të kundërt t’u hidhet një shtresë betoni me kallëpe, jo më shumë se 20-25 cm i dalē nga kollonat ekzistuese, duke ardhur paralel në pozicionin njëra mbi tjetrën, të cilat duhet të fillojnë nga dyshemeja e duke përfunduar në parapeten e betontë të çatisë, e cila edhe kjo e fundit duhet bërë e re.

14124358_10210870833992749_2912386324085493447_o

Islam Qibini: “Mondi, të përshëndes për artikullin që ke shkruajtur për qendrën e Memaliajt! Ky është një shqetësim për tu marrë në konsideratë nga Ministria e pushtetit lokal dhe nga Bashkia e qytetit. Unë dhe shumë qytetar të këtij qyteti minatorësh, jemi të një mendimi me shqetësimet që ti po i bën publike, si për fondet por dhe manaxhimin e tyre të cila janë çelur enkas për qendrën e qytetit të Memaliajt. Me respekt të veçantë për ju!”

Qamil Dogani: “Është një projekt, që sa më shumë të gërmosh, aq më shumë vidhet!”

Uran Lila: “Duam një qendër çlodhëse me pemë dekorative e lule të kombinuara, me çezma apo shatërvane, por asnjëherë betonizim!”

Sofia Proda Lami: “Duam gjelbërim dhe disa restaurime nga ndërtimet e vjetra, duke ruajtur identitetin e qytetit tonë, siç p.sh. lapidarin që të dimë t’u tregojmë nipërve dhe mbesave tona nga historia e vendit dhe e qytetit tonë të dashur.”

Qamil Dogani: “E dua ashtu si ishte. Të suvatohen pallatet me tulla. Të mos suvatohen pallatet e ndërtuara me gurë, por vetëm t’u zëvendësohet mbushja me llaçin lidhës. Pa harruar rregullimin e trotuareve dhe me doemos rivendosjen e shtatores së “Minatorit”, i cili është dhe simboli i qytetit tonë. Të rishikohen fondet për të ndërtuar shëtitoren përgjatë rivierës së lumit Vjosë, duke filluar nga vendi me toponim “Shkëmbi i Rosave” dhe të vazhdojë deri tek “Ura e parë” që funksionon mbi lumin, por më kryesorja është se është edhe në shërbim të aksit kombëtar. Ato një milion euro, dalin dhe teprojnë, duke patur parasysh këtu edhe 10% e atij që e shpërndan këtë fond! Pra atij që fle kur ikën rrugës (e ka fjalën për kryetarin). Zgjohuni …o memaliotë, zgjohuni, pasi janë prindërit tanë ata që e krijuan atë qytet, duke filluar nga kasollet e deri sa u kompletua me të gjitha shërbimet e duke marrë edhe emrin qytet!”

Albert Hodo: “Sa për qendrën, e kishim shumë mirë dhe me pak fonde mirëmbahej, por me jo memaliotë si puna e kryetarit tonë, nga të lulëzojë ai vend. Shumë mirë mund të ndërtonin një urë për të lidhur fshatrat që shtrihen përtej lumit Vjosë, investim ky që do të sillte një ringjallje ekonomike jo vetëm për qytetin, por edhe për fshatrat e zonës përreth. Mos harroni se së shpejti do t’ju vij dita dhe mbas koke e keni. Dhe në vrimë të miut të futeni …, do t’ju gjejnë ata të Byrosë së Hetimeve. Nuk do të shpëtoni dot, pa dhënë llogari. Prej to..ve kanë për t’ju tërhequr. Boll keni shirë dhe ngrënë në kurriz të popullit. Ti o Nari së shpejti do përballesh me drejtësinë se reforma në kokë ka për t’ju goditur. Ky është rasti i fundit që po vidhni dhe fërkoni duart me 1 milion dollarët se do t’ju duhen për të paguar avokatët të cilët edhe ata nëse mbrojnë një hajdut, në bigë kanë për t’jua vënë to..et me këtë reformë që po vjen. Nga na dole kaq i zgjuar ti nga Progonati kur ka plotë memaliotë patriot që ta udheheqin ate qytet siç e meriton. Do dalë ndonjë bir nëne edhe për këtë qytet.”

Ahmet (Meti) Deshiku: “Të dashur memalijotë, nuk e di sa merren për bazë mendimet tona ku shkruajmë në rrjetin social të faqes tonë në Facebook, por kur ishim të vegjël me kujtohet se ndërmarrja komunale e sektorit të gjelberimit, për të pasuruar shumëllojshmërinë e luleve në lulishtet e qytetit kërkonte ndihmë nga bashkëqytetari ynë Eqerem Gogo, të cilit i pëlqenin shumë lulet. Mbaj mend, ku ai i ofronte me dëshirën më të madhe të gjitha lulet që kishte në kopështin e tij dhe i vinte në dispozicion të lulishtes së qytetit. Ato ishin të bukura e plot ngjyra nga lulet e kopshteve të tjera, ku për fatin e keq, sot në vend që të pasurohet gjelbërimi, përdhunohet dhe ajo që duhet të ruhet! Kjo ndodhi, njësoj si pas 1990-s ku u shkatërrua edhe xhungla e vogël me rrepe dhe pemë të ndrysdhm të cilat rrethonin qytetin tonë dhe i jipnin një bukuri të paparë! Ishin po ato rrepe shekullore të cilat fillonin që nga riviera e limit Vjosë me toponimin Kasaphana e deri tek Arganellua ose ndryshe siç i flasim Lundra e deri tek Sektori i parë i minierës siç e njohëm dhe e pagëzonim. Pra ky ka qënë kushti apo qëllimi i pushtetit në këto 26 vite demokraci në Memaliaj, ndryshim për përmirësim, por mesa shikojmë, nuk është gjë tjetër veçse kanë bërë një vrimë në ujë me investimet të cilat konsiderohen edhe para të humbura! Më bën përshtypje se si këta pushtetarë përjetojnë përpara syve të tyre skamjen e bashkëqytetarëve të tyre! Përse duhet të jenë kaq naivë të poshtër, indiferent e hipokritë kur njëkohësisht janë edhe servilë ndaj qytetarëve dhe parasë që populli jua sjell me respekt e sinqeritet në sajë të çeljes së fondeve që vinë në emër të tyre, me shpresën se do japin pak rëndesi votës së tyre. Këtë e bëjnë jo për një vend pune, por për një mirëqënie të mirë, të qetë, e komoditet të thjeshtë në këtë qytet. Pa ekzagjerim, ka inxhinirë e arkitektë të vjetër e të rinj për t’i vlerësuar e dëgjuar për ndërtimin dhe gjelbërimin e qytetit. Jan aq të zotë, sa s’ka nevojë për inxhinierë të huaj. Inxhinierët shqiptarë kanë shije jo vetëm si tradicionale, klasike apo moderne, por edhe për t’i rezistuar edhe atyre bashkëkohore!”

14102149_10210870833352733_1978267714387445628_n

Isak Vlashi: “Është shumë pozitive që bashkëqytetarët e mi shqetësohen për qytetin e tyre dhe timin së bashku. Sinqerisht, i përgëzoj për mendimet e tyre që japin, të cilat i shikoj të jenë më shumë të shqetësuar ata që ndodhen jashtë vendit sepse kanë kujtime të vegjëlise dhe të rinisë së tyre. Po t’i hedhësh një vështrim të kujdesshëm projektit, nuk të ngjall asnjë interes! Të duket si disa zhgaravina të botës së fëmijëve. Qytetarët me të vërtetë revoltohen dhe kjo është e natyrshme sepse në radhë të parë projektuesit duhet të dinë se pse u krijua ky qytet dhe çfarë e simbolizon atë. Pallati i kulturës është i njëjtë me atë të qytetit të Durrësit, ku për kohën që është ndërtuar, ishte mjaft i bukur por duke parë gjendjen e tanishme të saj, besoj se vetëm kulturë nuk është .. . Për simbolin e vetëm të qytetit, as që nuk menduan ndonjëherë të zgjedhurit e popullit, të cilët duhet që ta rindërtonin, një detyrim shpirtëror ky, për të kujtuar gjyshërit dhe baballarët tanë, të cilët kur iknin në punë, u thoshnim “të vish mirë baba”, pa harruar edhe shumë nëna që punuan si heroina. Politika ka perçarë edhe “njerëzit”, por jo njerëzit e vërtetë që e duan qytetin të pastër dhe të bukur. Unë personalisht nuk e kam dashur atë sistem, por duke parë që qyteti im i lindjes e shumë të tjerë në Shqipëri janë bërë si Somalia, pyes veten me mijëra herë “kjo është demokracia që kërkonim me ngulm për një jetë më të lirë dhe demokratike”. Gjersa nuk u hapen dosjet, janë të njëjtët njerëz që ishin edhe në ate sistem, me të vetmin ndryshim të cilët ndryshuan vetëm ngjyrat por asnjëherë mendimet. Nuk duhet të luftojmë njerëzit, por mendimet e tyre për të patur një progres në shoqerinë tonë. Unë ndryshimin e shikoj tek gurët kilometrikë, ku nga viti në vit ata bien më poshtë. Bëni diçka të mirë për këtë qytet, se brezat do t’ju mbajnë të pavdekshëm! Nuk ka shumë rëndësi çfarë je, i majtë apo i djathtë! Jeta është e shkurtër dhe duhet jetuar. Po nuk betë gjë për popullin, Zoti do ju gjykojë. Me respekt për të gjithë qytetarët e vjetër dhe ata që jetojnë sot në qytetin tim, aty ku u linda dhe u rrita.”

***

Përgjatë leximit të shkrimit tim, por edhe duke postuar vazhdimisht pamje të cilat na i dërgojnë ata bashkëqytetarë që banojnë në Memaliaj, të cilët janë të shqetësuar për këtë masakër, por nuk dëshirojnë të bëhen të ditur emrat e tyre, pasi i heqin nga puna apo u presin asistencat, vijnë reagime të tjera të cilat vijojnë më poshtë:

Ahmet Deshiku: “Është vërtet një foto ku tregon shkatërrim, fillimin e një katastrofe! Ky qytet ka nevojë për restaurim. Nuk e vë në dyshim askush dhe të bukurën të gjithë e dëshirojmë, por një park gjelbërimi Memaliajt mund t’i shtohej tek fusha e vjetër e futbollit e cila lidh qytetin me lokalin 1 Maji, plazhet e lumit Vjosë që na ka ofruar natyra të cilat ne i duam shumë. Po të ndërtohet një rrugë me trotuar që aty e deri tek rrëza e kodrës, poshtë rrugës nacionale e cila të shoqërohet me ndriçim e me mbjelljen e disa pemëve, investim ky për bukurinë, por edhe për ruajtjen e klimës së qytetit. Më emergjente është restaurimi i spitalit të qytetit i cili kishte dhe maternitet që në ditët e para të ndërtimit të tij. Po këtij ish spitali që është katandisur si mos më keq, mund t’i shtohet edhe një sallë kirurgjie ku do të ishte një ndihmë e madhe, jo vetëm për qytetin, por edhe për fshatrat përrreth. Ujësjellësi është një tjetër çështje emergjente për këtë qytet, i cili na ka munguar dhe ende mungon këto 26 vite, e shumë të tjera që ka nevojë ky qytet! Shpresojmë që të bëhet më e mira e të ruhet arkitektura e ndërtimit të këtij qyteti punëtorësh që po e mbajnë gjallë ende memaliotët me dashurinë e tyre, duke mos e braktisur atë me besimin se një ditë do t’i ndihmojë pushteti vendor apo ai qendror.”

Ervin Merdani: “Mendimet qytetare të memalioteve qytetarë… kanë lezet ku njëri është më i bukur se tjetri. Po çdo gjë shkon në vesh të shurdhër! Ore çuna dhe vajza, gjynah i madh për ata që jetojnë aty! Memaliaj e ka humbur çdo lloj simboli, siç ishin nga bota e punës, sportit, artit,…etj. Minierën e mbyllën! Sporti dhe arti kanë vdekur, vlera këto që i bashkonin të gjithë memaliotët. E vetmja gjë simbolike që ka mbetur, është Vjosa jonë e dashur e cila na argëton përgjatë tre muajve të verës, ndërsa përgjatë nëntë muajve të dimrit, asgjë nuk të ofron ky qytet. Duke futur dhe këto projekte gjasme për punësimin e njërzve, kur dihet që në bashki punojnë fshatarët, te ujësjellsi e kudo janë punësuar fshatarët! Të paktën në këto 20 vitet e fundit, është qeverisur nga tre krytarë Bashkie të cilët kanë qënë pa vizion! Ky që është tani, pasi ka qënë një herë kryetar Bashkie, asnjë gjë e re nuk është bërë, veçse gjumë prej tij. Unë jam dëshmitar, pasi i kam jetuar të gjitha këto periudha!”

Vladimir Leonidha Mala: “Sinqerisht, ndihem shumë i indinjuar për gjithçka që po vazhdon të ndodhe në qytetin tim ku u lindëm dhe u rritëm! Të ndalohen punimet masakruese ndaj gjithçkaje që ka lidhje me identitetin tonë! Të mblidhen të gjithë hajdutet që kan vjedhur për 26 vjet rresht dhe të japin llogari në detaje për dëmet që u kanë shkaktuar qytetit dhe banorëve të saj! Të ngrihen të gjithë njerëzit e ndershëm dhe t’i thonë stop projektit fantazëm dhe mashtrues ndaj atij qyteti punëtorësh dhe herojsh të vërtetë! Memaliajt nuk i duhet pishina në mes të qytetit, objekt ky që se kam dëgjuar ndonjëherë që të ndodhet në qendrën e ndonjë qyteti, fshati apo vendbanimi në botë! Pika urgjente që i duhet ketij qyteti është suvatimi i pallateve me tulla, pasi do vijë një ditë e afërt që do gremisen dhe do të vriten me qindra njerëz të pafajshëm, pastaj koha e asfaltit dhe restaurimeve të tjera! Me 100 mijë dollarë nga një milion që kanë ardhur për t’i “investuar”, me bindje e shpreh se jam i aftë t’i rikthej pamjen që mbart identitetin e qytetit tonë. Me pjesën tjetër të fondeve që do të ngelen, të mendohet dhe investohet për hapjen e vendeve të punës ku përfiton përsëri populli dhe jo të ngelen nëpër xhepat e hajdutëve dhe plehrave që po drejtojnë atë vend! U bëjë thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të atij qyteti, gjithashtu edhe atyre memaliotëve të Amerikës e kudo nëpër botë, të kenë shumë kujdes këta plehra, sepse edhe po u vendos të zbatohet reforma për drejtësi, përsëri këta plehrat nuk do të ndalen së vjedhuri”!

14079652_10210870833392734_5835283387450458129_n

Ervin Merdani: “Me vjen mirë që lexoj dhe dëgjoj sugjerime nga të gjithë memaliotët e vërtetë anë e mbanë botës. Respekt për të gjithë! Aty jane ca pushtetarë fshatarë pa din dhe pa iman! Turpmëdhenj dhe me vizion të vogël e dritë shkurtër. S’kanë koncepte për të bukurën dhe kjo është fatkeqësia më e madhe që ka mbërthyer Bashkinë dhe Këshillin e saj! Desha të dija, që sa memaliotë janë punësuar në Bashki, a më thoni?! Gjynah që ai qytet i vogël me zemër të madhe po humbet çdo vit, ditë, orë dhe sekondë, duke shkuar drejt greminës! Kësaj i thonë “shpresë pa shpresë”.

Pëllumbesha Kuçuku Bega: “Mirë është ta rregullojnë qendrën, pa harruar se nga se filloi ndërtimi i ketij qyteti minatorësh të cilët nuk duhen harruar! Kjo duhet bërë, pasi secili prej nesh, nuk duhet të harrojë prejardhjen e tij! Të gjithë e duam të bukurën dhe ndryshimi pranohet, por duke lënë të mbetet edhe diçka nga koha e kaluar”.

Alfred Caca: “Memaliaj edhe pse është një qytet, i cili është ndërtuar pas ardhjes në pushtet të Partis së Punës, dhe me politikat e saj dhe objektivat që ajo qeverisje, kishte berë të mundur ndërtimin dhe përfundimin në kohë rekord të shumë prej veprave arktitektonike të asaj kohe, ku edhe qyteti i Tepelenës, edhe pse është qindra vjeçar, nuk i kishte, dhe kjo falë mendjeve të ndritura dhe të afta, për ta parë atë qytet minatoresh të lulezonte në çdo kohë! Po ta shikosh nga lart Memaliajn, ka një projekt shumë të bukur, i cili krahasohet dhe me ndërtimet në qyetet më të zhvilluara të botës. E them këtë, pasi si plan urbanistik. ka strukturën e heliosmetrik ku të gjitha rrugët të çojnë në një qendër dhe ai është sheshi, rrugët, ndërtesat të cilat janë të menduara dhe të pozicionuar në vendin e tyre, Studentët e arkitekturës dega e urbanistikës, e dinë saktë sesi duhet të jetë një qendër e banuar. Qendra e Memaliajt për mua ishte fantastike! Sa ndrrime vitesh kemi kaluar në atë shesh, dhe ato pak zbukurime modeste i jepnin një pamje te bukur! Bredhi në qendër, palmat që e rrethonin, a thua do të zbukurohet me këto hardhitë që do mbjellin këta dhe që do duhen dhjetra vite për tu bërë pemë të larta?! Vërtet Memaliaj kishte nevojë për investime, por jo për sheshin domosdoshmërisht, por po ndalem më mirë për temën e qendrës që ka ngritur bashkëqytetari ynë Edmond Ismailati. Për mendimin tim, disa gjëra që mund t’i duheshin sheshit, të cilat do të ishin, ndërhyrja në rrjetin e kanalizimit të ujrave të bardha dhe të zeza, ndërhyrja në fasadat e ndërtesave përreth sheshit. Ndërsa objektet tre katësh me gur, mos të suvatoheshin, pasi guri ka bukurin e tij, por duke e stukuar dhe dhënë një formë më të bukur gurit. Gjelbërimi me ligustrat që rrethonin lulishten, të zëvendesoheshin me ndonjë lule tjetër ose të hiqeshin fare, ose ti jepnin forma të caktuar të sendeve ose kafshëve në formë dekorimi. Lulet të zëvendësoheshin gjithashtu duke patur ndriçim edhe tek pemët. Rruga mund të shtrohej me tulla, njësojë siç u shtrua bulevardi në Tiranë dhe jo me kalldrëm siç e kanë projektuar! Edhe ndriçimi të zëvendosohej me shtylla të reja dhe me arkitekturë bashkëkohore”.

Linda Shehu: “Për qendrat e qyteteve të braktisur nëse mund ta quaj keshtu, sa kohë që gati 70% e banorëve të hershëm janë larguar, projektuesit dhe zhvilluesit duhet ta shohin projektin e zhvillimit në disa dimensione. Qëllimi kryesor duhet të ishte ruajtja e origjinalitetit, sigurisht duke e shtuar me elimentë të rinj arkitektonikë. Personalisht, e shoh veten të huaj në këtë qendër duke u nisur sipas projektit! Na ka zhdukur kujtimet! Ka eleminuar gjithçka që mund të na sillte sadopak kujtime! Gabimi më trashanik i projektuesit, është suvatimi i pallateve të gurta, e mandej lyerja e tyre dhe heqja e Minatorit, që qendron në gjenezë të vetë emrit të qytetit. Ndërhyrja duhej të ishte duke bërë rivitalizimin e lulishtes, ringritjen e shtatores, restaurimi i kinemasë duke ruajtur strukturën ekzistuese, asfalti mund të parashikohej për tu bërë pedonale, restaurimi i çative të objekteve ekzistuese si dhe dritareve, por pa ndërhyre në fasadë dhe sigurisht ndriçimi. Pas kësaj, jam shumë e sigurt që kjo qendër do të ishte shumë e përshtatshme për kohën, e ndërkohë do të siguronte që të gjithë ne do të ktheheshim për të gjetur gjithçka nga fëmijëria jonë aty…”!

Sokol Çela: “Projekt i pastudiuar, fare i pastudiuar! Pa lidhje fare! Gurë komplet! Prishje me themel të zonës historike të qytetit! Lekë të hedhura dëm, ku në të njëjtën kohë në këtë qytet mungon uji i pishëm! Aty ku hidhen plehrat nga ballkoni dhe pastaj shkarkohen në lumë! Jam pa fjalë! Si është e mundur?! Kur me pak investim dhe mbjelljen e ndonjë peme më shumë, do t’i jepte bukurinë e dikurshme. Edhe te shkollat si ajo tetëvjeçare dhe gjimnazi, ngjajnë më shumë si burgje dhe jo si shkolla që edukojnë brezat e ardhshëm”! Linda Shehu: “Kështu është kur qytetarët vendosin të zgjedhin bazuar në bindjet e tyre politike dhe jo në sajë të arsyes se tyre dhe vlerave të vërteta…e kështu është kur partitë kanë bastionet e tyre, e historikisht i përdorin për përfitimin e votave”!

Sokol Tahiri: “Unë jam i mendimit ta shohim si do dalë, se pastaj në dorën tonë është e prishim prapë … Prishëm kaq e kaq fabrika e uzina që thoshin duhen prishur se janë të kohës së komunizmit! Qendra nuk është gjë e madhe të prishet, kurr kthehemi mbrapa dhe kujtojmë masakrat që i u bënë ekonomisë në shkallë vendi”!

Sokol Çela: “Sokol Tahiri, nuk jam dakord! Duhet të bëjmë të pamundurën për të shpëtuar gjithçka që ka ngelur me vlerë! Na ka harruar brezi i ri?! Sigurisht nuk na ka njohur kurrë, por duhet të dish një gjë, se kur vimë aty, na njohin edhe gurët! Nuk e di a më kuptove?!” Linda Shehu: “Ne nuk jemi të harruar se prindërit tanë ndërtuan me mund atë qytet. Shikoje me qetësi zoteri atë që ne po themi … Ne duam që çdo investim që bëhet aty, të bëhet dhe me profesionalizëm, me vizion, e jo si paçavure… Ne duam që kur të vimë të shohim prindërit tanë dhe të gjejme sadopak kujtime…!”

Sokol Çela: “I nderuari z. Përparim Kabo, thotë: – Prishja është tipari i atyre që nuk dinë të ndërtojnë. Ndërsa moderniteti që fshin ose zhduk gjurmët historike është pseudomodernitet.”

Linda Shehu: “E për më tepër që çdo investim që mund të bëhet aty, nuk duhet ta konsiderojmë si dhuratë që na e bën Rilindja, por si një detyrim që për 25 vjet kontribut të qytetarëve të këtij vendi, administratorët e kujtdo force politike t’jua kthejnë në investim….jo të tallen…!”

Edmond Ismailati: “Sokol Çela, para pak mësova se atë qendër “memaliotët” e meritojnë, pasi ky projekt i bërë i njohur edhe nga qeveria na paska 1 muaj që transmetohej tek kabllori, pasi Bashkia bën reklamën kundrejt pagesës! Tjetra, kryetari u ka dalë borxhit “memaliotëve”, pasi kanë bërë një takim tek kinemaja ku është prezantuar edhe projekti dhe të gjithë kanë rënë dakord që të zbatohet por me kusht që të vihet shtatorja e Minatorit atje ku ka qenë dhe t’i shtohet Lapidari projektit. Prandaj po dëgjojme vetëm heshtje. Po mirë, si nuk na shkruajti ndonjë dhe të na vinte në dijeni që në fillim kur u pyetën memaliotët dhe tjetra, pse talleni duke na lënë të rrahim ujë në havan!

TURP! Këtej e tutje nuk keni të drejtë ta përdorni faqen për argëtim, pasi nuk jemi kllounë cirqesh”!

Adriatik Çaushi: “Po, është bërë një mbledhje vjet dhe morën disa mendime.”

Edmond Ismailati: “Pse nuk është bërë e ditur më parë? Tek profili i kryetarit në Facebook, nuk është publikuar asgjë. Tjetra, mësova se kanë bërë takime me servila e militantë të njërës parti ku kanë prezantuar edhe projektin, e deri aty sa edhe ata që nuk dilnin nga shtëpia për arsye moshe, etj, e shikonin nga kabllori. E mirepriten si investimin me te madh qe ka patur ndonjehere Memaliaj! Aty ka edhe nga ata që duan tu degjohet zeri, por ndihen te terrorizuar nga pushteti lokal e me lart, se i heqin nga puna apo asistencen! Pra, u pyeten ata që nuk flasin, por vetem degjojne”!!!

Edmond Ismailati: “Njerëzit që zhyten akoma më shumë në heshtje edhe pse zëri i të vërtetës po i thërret, nuk bëjnë gjë tjetër, veçse të pabesin!”

Në mbështetje, në vend të komentit, Inxh. Baftjar Imeri me banim ne Kanada, poston një fabul ilustruese ku paraqiten dy shpendë. Korba, e cila qëndron mbi një degë peme, duke pyetur papagallin e burgosur në kafaz! Komunikimi në fabul është:

Korba: “Pse je aty?”

Papagalli: “Sepse jam i vetmi që flas?”

Edmond Ismailati: “Më mirë i mbyllur në kafaz, sesa gojëkyçur dhe shpirtrobëruar gjithë jetën!”

Hava Gucaj: “Këta tipa janë më të rrezikshmit e shoqërisë. Shohin nga frengjijtë dhe dalin mbas furtunës si fitimtarë…”

Edison Çaushi: Nga 61 bashki në të gjithë vendin, as gjysma e tyre nuk bëjnë Informimin publik të tendërimit, projekteve vendeve vakante … etj. (informacion zyrtar). Bashkia Tiranë nga 10 nota, ka mare 4 për nga agjencitë e informimit. Me pak fjalë ose s’e kanë idene që një gjë të tillë duhet ta bëjnë ose nuk duan!

Edmond Ismailati: “Ke të drejtë Edison. Atje ku vidhet nuk njoftohet i gjithe publiku, por vetëm ata që nuk dinë çfarë është vlera!”

14068048_10210870833432735_2528914932528899530_n

Vladimir S. Shehu: “Çuditërisht kur dëgjon fjalët se Bashkia e Memaliajt u ka dal borxhit qytetarëve të saj, të bën të rënqethesh nga kjo shprehje. Pavarësisht në praninë e kujt është paraqitur ky projek, gjë që edhe kjo është e dyshimtë, nuk mund të lahesh me borxhin që ke larë me qytetarët e Memaliajt. E para qyteti ka nxjerrë shumë arkitektë që kanë mbaruar jashtë, dhe madje shkëlqyeshëm të cilët kanë një reputacion të mirë në Tiranë, që mund të jepnin mendimet e tyre dhe pse jo të mos e projektonin ata, ose njëri prej tyre, të cilët do të vinin dijet e tyre, historinë e qytetit që t’i përgjigjej perspektivës së tyre, e pse jo ndjesinë, emocionet e vendlindjes. E dyta sot janë në dispozicion mediat elektronike për të tërhequr edhe mendimet e qytetarëve të saj, nëse jemi të tijët apo na quajnë të tillë dhe pse banojmë në vende të ndryshme brënda dhe jashtë në emigracion. Borxhi i larë para qytetarëve memaliotë të lë për shumë pikëpyetje. Qyteti vërtet ka nevojë për investime dhe kjo është meritë e qeverisë që do të zbukurojë qytetin tonë me lekët e taksapaguesve shqiptarë, por pyetja qëndron, a menaxhohen mirë dhe me efikasitet një milion dollarë për 4000 metra katror të sheshit? A është funksional ky investim për qytetarët apo do vënë ca pllaka dhe ca drita për t’a kthyer një azil pleqsh për t’u ulur e pushuar mbi bordurë e stola të lulishtes pa u hapur perspektiva pune për fëmijët e tyre? Mendoj që qyteti në këtë projekt kishte nevojë për më shumë organizim urbanistik, ka nevojë për më shumë gjelbërim, por të ishte në funksion të bizneseve të vjetra dhe të reja që mund të hapen në të ardhmen. Tani, sigurisht, janë pa vlerë çfarëdo që të shprehësh, sepse ajo ka marr rrugën e zbatimit. Përderisa dhe Bashkia u ka dal borxhit qytetarëve të saj, le ta vuajnë atë”.

Edmond Ismailati: “Gjithesesi, të gjithë ata që ndihen memaliotë dhe janë kundra ketij projekti shkatërrues, duhet që t’i drejtohen Postes së policisë dhe t’u kërkohet ora dhe vendi i protestës konform rregullave dhe të protestojnë. Kanali Tv me pronar z. Sako padyshim që do të jetë aty për të pasqyruar këtë protestë dhe duhet të bëhet e ditur tek të gjitha instancat vendore dhe qendrore për këtë skandal që u kushton jo vetëm taksapaguesve, por edhe indentitetit të qytetit tonë. Nga kush prisni? Nga fshatrat përqark që nuk e lidh asgjë shpirtërisht dhe fizikisht me qytetin tonë?! ÇOHUNI!”

Luljeta Merdani: “Po dhe të çohen në protestë kush do t’ja dijë! E dimë shumë mirë si janë gjërat në Shqipëri, pasi bëjnë siç duan! Pastaj nga Memaliaj më të shumtët jemi të ikur, kush do ngrihet për protestë.”

Edmond Ismailati: “Ka edhe organizma ndërkombëtarë, që janë më shumë të interesuara për kulturën tonë dhe mbrotjen e saj dhe i dinë shumë mirë këta plehra që duan ta shkatërrojnë. Pse për Vjosën e dëgjojnë? A e di çfarë do të thotë, të zhdukësh gjurmët e identitetit të një komuniteti heroik”!

Lorenc Pasha: “Hajdeni të dalim”!

Alfred Caca: “Memaliaj edhe pse është një qytet, i cili është ndërtuar pas ardhjes në pushtet të Partis së Punës, dhe me politikat e saj dhe objektivat që ajo qeverisje, kishte berë të mundur ndërtimin dhe përfundimin në kohë rekord të shumë prej veprave arktitektonike të asaj kohe, ku edhe qyteti i Tepelenës, edhe pse është qindra vjeçar, nuk i kishte, dhe kjo falë mendjeve të ndritura dhe të afta, për ta parë atë qytet minatoresh të lulezonte në çdo kohë! Po ta shikosh nga lart Memaliajn, ka një projekt shumë të bukur, i cili krahasohet dhe me ndërtimet në qyetet më të zhvilluara të botës. E them këtë, pasi si plan urbanistik. ka strukturën e heliosmetrik ku të gjitha rrugët të çojnë në një qendër dhe ai është sheshi, rrugët, ndërtesat të cilat janë të menduara dhe të pozicionuar në vendin e tyre, Studentët e arkitekturës dega e urbanistikës, e dinë saktë sesi duhet të jetë një qendër e banuar. Qendra e Memaliajt për mua ishte fantastike! Sa ndrrime vitesh kemi kaluar në atë shesh, dhe ato pak zbukurime modeste i jepnin një pamje te bukur! Bredhi në qendër, palmat që e rrethonin, a thua do të zbukurohet me këto hardhitë që do mbjellin këta dhe që do duhen dhjetra vite për tu bërë pemë të larta?! Vërtet Memaliaj kishte nevojë për investime, por jo për sheshin domosdoshmërisht, por po ndalem më mirë për temën e qendrës që ka ngritur bashkëqytetari ynë.

Edmond Ismailati: Për mendimin tim, disa gjëra që mund t’i duheshin sheshit, të cilat do të ishin, ndërhyrja në rrjetin e kanalizimit të ujrave të bardha dhe të zeza, ndërhyrja në fasadat e ndërtesave përreth sheshit. Ndërsa objektet tre katësh me gur, mos të suvatoheshin, pasi guri ka bukurin e tij, por duke e stukuar dhe dhënë një formë më të bukur gurit. Gjelbërimi me ligustrat që rrethonin lulishten, të zëvendesoheshin me ndonjë lule tjetër ose të hiqeshin fare, ose ti jepnin forma të caktuar të sendeve ose kafshëve në formë dekorimi. Lulet të zëvendësoheshin gjithashtu duke patur ndriçim edhe tek pemët. Rruga mund të shtrohej me tulla, njësojë siç u shtrua bulevardi në Tiranë dhe jo me kalldrëm siç e kanë projektuar! Edhe ndriçimi të zëvendosohej me shtylla të reja dhe me arkitekturë bashkëkohore”.

Linda Shehu: “Për qendrat e qyteteve të braktisur nëse mund ta quaj keshtu, sa kohë që gati 70% e banorëve të hershëm janë larguar, projektuesit dhe zhvilluesit duhet ta shohin projektin e zhvillimit në disa dimensione. Qëllimi kryesor duhet të ishte ruajtja e origjinalitetit, sigurisht duke e shtuar me elimentë të rinj arkitektonikë. Personalisht, e shoh veten të huaj në këtë qendër duke u nisur sipas projektit! Na ka zhdukur kujtimet! Ka eleminuar gjithçka që mund të na sillte sadopak kujtime! Gabimi më trashanik i projektuesit, është suvatimi i pallateve të gurta, e mandej lyerja e tyre dhe heqja e Minatorit, që qendron në gjenezë të vetë emrit të qytetit. Ndërhyrja duhej të ishte duke bërë rivitalizimin e lulishtes, ringritjen e shtatores, restaurimi i kinemasë duke ruajtur strukturën ekzistuese, asfalti mund të parashikohej për tu bërë pedonale, restaurimi i çative të objekteve ekzistuese si dhe dritareve, por pa ndërhyre në fasadë dhe sigurisht ndriçimi. Pas kësaj, jam shumë e sigurt që kjo qendër do të ishte shumë e përshtatshme për kohën, e ndërkohë do të siguronte që të gjithë ne do të ktheheshim për të gjetur gjithçka nga fëmijëria jonë aty…”!

Sokol Çela: “Projekt i pastudiuar, fare i pastudiuar! Pa lidhje fare! Gurë komplet! Prishje me themel të zonës historike të qytetit! Lekë të hedhura dëm, ku në të njëjtën kohë në këtë qytet mungon uji i pishëm! Aty ku hidhen plehrat nga ballkoni dhe pastaj shkarkohen në lumë! Jam pa fjalë! Si është e mundur?! Kur me pak investim dhe mbjelljen e ndonjë peme më shumë, do t’i jepte bukurinë e dikurshme. Edhe te shkollat si ajo tetëvjeçare dhe gjimnazi, ngjajnë më shumë si burgje dhe jo si shkolla që edukojnë brezat e ardhshëm”! Linda Shehu: “Kështu është kur qytetarët vendosin të zgjedhin bazuar në bindjet e tyre politike dhe jo në sajë të arsyes se tyre dhe vlerave të vërteta…e kështu është kur partitë kanë bastionet e tyre, e historikisht i përdorin për përfitimin e votave”!

Sokol Tahiri: “Unë jam i mendimit ta shohim si do dalë, se pastaj në dorën tonë është e prishim prapë … Prishëm kaq e kaq fabrika e uzina që thoshin duhen prishur se janë të kohës së komunizmit! Qendra nuk është gjë e madhe të prishet, kurr kthehemi mbrapa dhe kujtojmë masakrat që i u bënë ekonomisë në shkallë vendi”!

Sokol Çela: “Sokol Tahiri, nuk jam dakord! Duhet të bëjmë të pamundurën për të shpëtuar gjithçka që ka ngelur me vlerë! Na ka harruar brezi i ri?! Sigurisht nuk na ka njohur kurrë, por duhet të dish një gjë, se kur vimë aty, na njohin edhe gurët! Nuk e di a më kuptove?!” Linda Shehu: “Ne nuk jemi të harruar se prindërit tanë ndërtuan me mund atë qytet. Shikoje me qetësi zoteri atë që ne po themi … Ne duam që çdo investim që bëhet aty, të bëhet dhe me profesionalizëm, me vizion, e jo si paçavure… Ne duam që kur të vimë të shohim prindërit tanë dhe të gjejme sadopak kujtime…!”

Sokol Çela: “I nderuari z. Përparim Kabo, thotë: – Prishja është tipari i atyre që nuk dinë të ndërtojnë. Ndërsa moderniteti që fshin ose zhduk gjurmët historike është pseudomodernitet.”

Linda Shehu: “E për më tepër që çdo investim që mund të bëhet aty, nuk duhet ta konsiderojmë si dhuratë që na e bën Rilindja, por si një detyrim që për 25 vjet kontribut të qytetarëve të këtij vendi, administratorët e kujtdo force politike t’jua kthejnë në investim….jo të tallen…!”

Edmond Ismailati: “Sokol Çela, parapak mësova se atë qendër “memaliotët” e meritojnë, pasi ky projekt i bërë i njohur edhe nga qeveria na paska 1 muaj që transmetohej tek kabllori, pasi Bashkia bën reklamën kundrejt pagesës! Tjetra, kryetari u ka dalë borxhit “memaliotëve”, pasi kanë bërë një takim tek kinemaja ku është prezantuar edhe projekti dhe të gjithë kanë rënë dakord që të zbatohet por me kusht që të vihet shtatorja e Minatorit atje ku ka qenë dhe t’i shtohet Lapidari projektit. Prandaj po dëgjojme vetëm heshtje. Po mirë, si nuk na shkruajti ndonjë dhe të na vinte në dijeni që në fillim kur u pyetën memaliotët dhe tjetra, pse talleni duke na lënë të rrahim ujë në havan!

TURP! Këtej e tutje nuk keni të drejtë ta përdorni faqen për argëtim, pasi nuk jemi kllounë cirqesh”!

Adriatik Çaushi: “Po, është bërë një mbledhje vjet dhe morën disa mendime.”

Edmond Ismailati: “Pse nuk është bërë e ditur më parë? Tek profili i kryetarit në Facebook, nuk është publikuar asgjë. Tjetra, mësova se kanë bërë takime me servila e militantë të njërës parti ku kanë prezantuar edhe projektin, e deri aty sa edhe ata që nuk dilnin nga shtëpia për arsye moshe, etj, e shikonin nga kabllori. E mirepriten si investimin me te madh qe ka patur ndonjehere Memaliaj! Aty ka edhe nga ata që duan tu degjohet zeri, por ndihen te terrorizuar nga pushteti lokal e me lart, se i heqin nga puna apo asistencen! Pra, u pyeten ata që nuk flasin, por vetem degjojne”!!!

Edmond Ismailati: “Njerëzit që zhyten akoma më shumë në heshtje edhe pse zëri i të vërtetës po i thërret, nuk bëjnë gjë tjetër, veçse të pabesin!”

Në mbështetje, në vend të komentit, Inxh. Baftjar Imeri me banim ne Kanada, poston një fabul ilustruese ku paraqiten dy shpendë. Korba, e cila qëndron mbi një degë peme, duke pyetur papagallin e burgosur në kafaz! Komunikimi në fabul është:

Korba: “Pse je aty?”

Papagalli: “Sepse jam i vemti që flas?”

Edmond Ismailati: “Më mirë i mbyllur në kafaz, sesa gojëkyçur dhe shpirtrobëruar gjithë jetën!”

Hava Gucaj: “Këta tipa janë më të rrezikshmit e shoqërisë. Shohin nga frengjijtë dhe dalin mbas furtunës si fitimtarë…”

Edison Çaushi: Nga 61 bashki në të gjithë vendin, as gjysma e tyre nuk bëjnë Informimin publik të tendërimit, projekteve vendeve vakante … etj. (informacion zyrtar). Bashkia Tiranë nga 10 nota, ka mare 4 për nga agjencitë e informimit. Me pak fjalë ose s’e kanë idene që një gjë të tillë duhet ta bëjnë ose nuk duan!

Edmond Ismailati: “Ke të drejtë Edison. Atje ku vidhet nuk njoftohet i gjithe publiku, por vetëm ata që nuk dinë çfarë është vlera!”

Vladimir S. Shehu: “Çuditërisht kur dëgjon fjalët se Bashkia e Memaliajt u ka dal borxhit qytetarëve të saj, të bën të rënqethesh nga kjo shprehje. Pavarësisht në praninë e kujt është paraqitur ky projek, gjë që edhe kjo është e dyshimtë, nuk mund të lahesh me borxhin që ke larë me qytetarët e Memaliajt. E para qyteti ka nxjerrë shumë arkitektë që kanë mbaruar jashtë, dhe madje shkëlqyeshëm të cilët kanë një reputacion të mirë në Tiranë, që mund të jepnin mendimet e tyre dhe pse jo të mos e projektonin ata, ose njëri prej tyre, të cilët do të vinin dijet e tyre, historinë e qytetit që t’i përgjigjej perspektivës së tyre, e pse jo ndjesinë, emocionet e vendlindjes. E dyta sot janë në dispozicion mediat elektronike për të tërhequr edhe mendimet e qytetarëve të saj, nëse jemi të tijët apo na quajnë të tillë dhe pse banojmë në vende të ndryshme brënda dhe jashtë në emigracion. Borxhi i larë para qytetarëve memaliotë të lë për shumë pikëpyetje. Qyteti vërtet ka nevojë për investime dhe kjo është meritë e qeverisë që do të zbukurojë qytetin tonë me lekët e taksapaguesve shqiptarë, por pyetja qëndron, a menaxhohen mirë dhe me efikasitet një milion dollarë për 4000 metra katror të sheshit? A është funksional ky investim për qytetarët apo do vënë ca pllaka dhe ca drita për t’a kthyer një azil pleqsh për t’u ulur e pushuar mbi bordurë e stola të lulishtes pa u hapur perspektiva pune për fëmijët e tyre? Mendoj që qyteti në këtë projekt kishte nevojë për më shumë organizim urbanistik, ka nevojë për më shumë gjelbërim, por të ishte në funksion të bizneseve të vjetra dhe të reja që mund të hapen në të ardhmen. Tani, sigurisht, janë pa vlerë çfarëdo që të shprehësh, sepse ajo ka marr rrugën e zbatimit. Përderisa dhe Bashkia u ka dal borxhit qytetarëve të saj, le ta vuajnë atë”.

14202631_10210870833592739_212122135001202845_n

Edmond Ismailati: “Gjithsesi, të gjithë ata që ndihen memaliotë dhe janë kundra ketij projekti shkatërrues, duhet që t’i drejtohen Postes së policisë dhe t’u kërkohet ora dhe vendi i protestës konform rregullave dhe të protestojnë. Kanali Tv me pronar z. Sako padyshim që do të jetë aty për të pasqyruar këtë protestë dhe duhet të bëhet e ditur tek të gjitha instancat vendore dhe qendrore për këtë skandal që u kushton jo vetëm taksapaguesve, por edhe indentitetit të qytetit tonë. Nga kush prisni? Nga fshatrat përqark që nuk e lidh asgjë shpirtërisht dhe fizikisht me qytetin tonë?! Ç O H U N I!”

Luljeta Merdani: “Po dhe të çohen në protestë kush do t’ja dijë! E dimë shumë mirë si janë gjërat në Shqipëri, pasi bëjnë siç duan! Pastaj nga Memaliaj më të shumtët jemi të ikur, kush do ngrihet për protestë.”

Edmond Ismailati: “Ka edhe organizma ndërkombëtarë, që janë më shumë të interesuara për kulturën tonë dhe mbrotjen e saj dhe i dinë shumë mirë këta plehra që duan ta shkatërrojnë. Pse për Vjosën e dëgjojnë? A e di çfarë do të thotë, të zhdukësh gjurmët e identitetit të një komuniteti heroik”!

Lorenc Pasha: “Hajdeni të dalim”!

Bushi Shehu: “Kryetari i Bashkisë në Londër është nga Pakistani, ai i Roterdamit nga Iraku, presidenti në Sh.B.A. është me origjinë nga Afrika, nuk është problem ky që kryetari i Bashkis së Memaliajt është nga fshati Progonat! Tani ju si më të mëdhenj, s’keni folur 25 vjet që në atë qytet ku janë bërë punët shkel e shko, tani që po rregullohet disi, të gjithë jeni kundra!”

Sokol Çela: “Po qe se e quan rregullim këtë projekt ku njerzit janë ende pa ujë me atë depon e ujit ku hodhën gomarin e ngordhur ata lart nga kodra dhe u sëmurën gjithë banorët e qytetit! Plehrat që hidhen nga ballkoni dhe shumë probleme të tjera më emergjente se fasada e qendrës që duhej jo një projekt si ky, por i studiuar më mirë dhe më me pak shpenzime!”

Sokol Arapi: “Mirëmbrema Mondi! Tani sapo fola me një shok dhe janë shumë të shqetësuar me punimet që po bëhen në Memaliaj!”

Edmond Ismailati: “Gënjejnë! Pse nuk çohen? Janë të shqetësuar ata të Bashkisë pasi firma që e ka marrë përsipër, e ka marrë shumë lirë tenderin dhe nuk kanë as eksperiencë. Vetëm mjalti i bletës është i shtrenjtë, pasi me bajga është mbushur gjithandej dhe falas! Mirë t’u bëhet! Do shikosh deri në fund, do lënë nam dhe nuk do kenë as gojë të flasin!”

Drita Sotiriu: “Verën e kaluar, atje ishte çakull dhe u asfaltua, ndërsa sivjet po shkatërrohet gjithçka! Por çatitë e pallateve përreth do rregullohen dhe depozitat a do hiqen?”

Argjentina Sina: “Unë do të pres të shikoj përfundimin e punimeve, pastas do jap opinionin. Nuk me pëlqejnë fjalët fyese që përdorin shumë prej jush!”

Edmond Ismailati: “Prit sa të duash, bashkë me të tjerët…! Atë që humbëm nuk kthehet më! Kjo ndodh vetëm në Shqiperi …!”

Argjentina Sina: “Mondi, edhe unë e dua njesoj si ty Memaliajn. I dëshirojë gjithmonë më të mirën atij qyteti!”

Edmond Ismailati: “Argjentina! Jo, kësaj nuk i thonë i duam të mirën, pasi siç po bëhet, vetëm po shkatërrohet edhe pse mund të ndërtojnë diçka tjetër ! Pyet ata që meren me mbrojtjen e vlerave dhe ke për të marr përgjigjen e njëjtë dhe të duhur! Meqë t’i banon në Spanjë, pse nuk i shkruan mbretit që të prish Pallatin Mbretëror dhe në vend të tij të ndërtojë një qiellgërvishtës?”

Lorenc Pasha: “Mondi! Këta kanë sjellë një skrep që duke këputur një lule u thye në mes dhe mbasi e salduan u prish fare! Inxhinieri që udhëheq punimet, nuk bënë gjë tjetrër, vecse pi raki gjithë ditën  e ditë dhe fle rrugëve! Po bëjnë ca punime i thënçin! Me sa shoh unë, do ja fusin nja 2 kallëp tritol, që të gërrmohet, se këta nuk kan në plan të fillojnë prapë punën!”

Edmond Ismailati: “Padyshim që do jenë kompani koti, pasi edhe vetë kryetari ka shumë frikë nga punimet si do mbarojnë, pasi është e vetmja kompani që fitoi tenderin me cmimin më të lirë! Nuk e kuptoj sa lirë e kanë marrë, mos vallë 100 mijë dollarë dhe të tjerat në xhep. Faleminderit për këtë informacion, për inxhinierin që fle rrugëve dhe xurxull gjithë ditën, pasi kështu ndodh me matrapazët dhe që bien dakord përpara gotës së rakisë. Ai shesh aty, ka për tu përmbyrtur sa herë që të bien shira dhe e keni pishinën gati për lojrat olimpike. Dikush me kokë nga ballkoni e dikush nga trotuari. Këto janë shënjat e para të breshërit fizik, mbas atij që ndodhi vjetë, se ai shpirtëror shfaqet në forma të ndryshme, por në të njëjtin qëllim!”

Lorenc Pasha: “Këto shënja janë që sheshi nuk do bëhet fare!”

Halim Shehu: “Nuk duhet të ekzistoj një objekt si lapidari që s’ ka lidhje me historinë e këtij qyteti!”

Lorenc Veizi: “Paskan ik dhe palmat për lesh?”

Ilirjan Shehu: “Kam një javë në Memaliaj dhe më duket sikur ka rënë bomba! Një Hiroshimë e vërtetë apo cunam! Nuk duhej të ishte katandisur në këtë gjendje! Është mëkat me këtë kryetar Bashkie që kemi. Janë katandisur njerëzit të flasin me vete, për të siguruar bukën e gojës! Super hajdutë, çakejtë, ku e ku të xhvasin, e jo të rregullojnë apo të punësojnë!”

Erjon Merdani: “Po të paktën po punon një memaliot! Me sa shikoj, është saldatori Kimet.”

Vasil Nasi: “Personalisht dua të shkruaj për atë që ma ndjen shpirti, kultura dhe toleranca të cilat frymëzimin e kanë në moralin tim dhe të prejardhjes sime. Pedonalia e qytetit tim ku kam investuar gjithë djersën e familjes sime, dua të jetë ashtu si duhet të jetë dhe jo si duan ta ndërtojnë ca pseudo qytetarë që nuk kanë as din e as iman në shpirt dhe kulturë. Edhe siç ishte me ndërhyrjen në trotuare, asfaltim, infrastrukturën në ujësjellës e kanalizime, ndriçim dhe sidomos në heqjen e Lapidarit kushtuarë një ngjarje të pa sqaruar historikisht nga historianë të vërtet dhe protagonistë të ngjarjes e cila nuk ka asnjë lidhje me vendin në mes të qytetit Memaliaj, vënd që e meritojnë vetëm heronjt dhe ngjarjet e Memaliajt mbas vitit 1947, vit që i përket krijimit të qytetit tonë të të gjithëve e jo të komunistëve e pjellës së verbuar të tyre.

Le të bëhen dy lapidarë kushtuar ngjarjes së Dervenit të atij viti, që as që ekzistonte qyteti, në vendin ku u debatu midis dy forcave opozitare të kohës. Gjithë qytetarët memaliotë kurrë nuk duhet të lejojnë që të deformohet historia. Lapidarët na takojnë ne e jo të imponuarve ideologjikë mbasi edhe po u bë sot kur pushteti komandohet nga të majtët të cilët nuk po pyesin qytetarinë, kur të vijë në pushtet e djathta Lapidari do prishet me dhunë, prandaj me mirëkuptim dhe tolerancë qytetare, Lapidari të ndërtohet ku ka vëndin ose kush ka nostalgji ndonjë i ardhur për rrëmujë, le ta mari në sallonin e shtëpisë së vet.

Qytetarë memaliotë, është një moment që duhet të bashkohemi të gjithë për një çështje të të gjithëve që më vonë të mësojmë se çfarë e si të kërkojmë atë që u përket të gjithëve larg bindjeve politike.  Qyteti është i joni dhe ta ndërtojmë e mbrojmë si tonin. Ju faleminderit”.

Adriatik Hoxha: “Mondi ke shumë të drejtë! Të shikosh Tepelenën të vjen qejf, por në Memaliaj nuk ka pas ndonje djalë qyteti den babaden që të paktën të gëzoheshim edhe ne që vemë njeherë në vit në vendlindje!”

Edmond Ismailati: “Për këtë 1 milion $ duhej të ishte një djalë memaliot dhe padyshim që do dëgjonte jo vetëm zërin tonë, por edhe të shpritërave që jetojnë në dimensionin tjetër… Gjyna, gjithë ky vend bosh ku në fillim të muajit gjallëronte nga gjelbërimi dhe këtej e tujte do të izolohen nga betoni!”

Halim Shehu: “Turp për shumicën që e duan këtë objekt që s’ka histori në këtë shesh dhe qytet! Heshtja është më e keqe!”

Edmond Ismailati: “Ka një arsye Halim, që do të vij me një shkrim, pasi është shumë vonë të prishet. Ajo që duhej të bëhej që në fillim, duhej të mos ngrihej në qendër të qytetit, por nën vrullin e punës vullnetarë, nuk kishte njeri kohë të mendonte më thellë. Ky futet në monument kulture për nga mosha, dhe si e tillë, me një ndërhyrrje në të, duke montuar dy pllaka të medha mermeri që do të fusin në mes numrat e gurta të datave, duke u mbajtur me nga një preçinë në çdo cep, mbulohet edhe kjo, dhe aty të vihen të gjithë emrat e atyre gjyshërve dhe prindërve tanë që kanë qenë veteran lufte, ku më vonë vendosën për të punuar, jetuar dhe ndërtuar këtë qytet. Edhe veteranet kanë merita dhe duhet të nderohen dhe respektohen, pasi nuk duhet të prisnim që të binin dëshmorë, që të kishin të njejtin nderim dhe respekt si të këtyre të fundit. Besoj se jam i kuptueshëm.”

Sokol Çela: “Sigurisht edhe emrat e atyre që kanë dhënë jetën në minierë.”

Edmond Ismailati: “Ata (shumë mirë që e risolle), të vihen aty ku janë dy pllakat ekzistuese ose e anasjellta. Veteranët e luftës të cilët janë mbi 100, të vendosen tek plakat ekzistuese, dhe tek ajo që do të mbulohen numrat e gurta të vendosen emrat e të rënëve në minierë. Flitet për emrat e atyre veteranëve të LNÇL që kanë që nga themelimi i Memaliaj, e deri në ditët e sotme.”

Alteda Çoka: “I nderuar Sokol Çela, koha e xhaxhit ka ikur dhe s’mund të ngelemi gjithmonë aq të prapambetur sa të mendojne që të huajt do mahniten nga mimozat tona!! Qyteti ka nevojë për zhvillim dhe jo të rrijë në mjerim si pretendon ti zotëri.”

Edvael Hysi: “Të nderuar bashkëqytetarë po shikoj që ka shumë që thonë pishinë e ku di, por është një ujëvarë e vogël dhe shatërvan, kurse lapidari do bëhet me podium dhe shumë gjë e bukur! Edhe shtatorja e minatorit do bëhet siç ka qenë në kohen e xhaxhit. Faleminderti!”

Sokol Çela: “Alteda Çoka, të falenderoj shumë që më vure në djeni që (koha e xhaxhit ka ikur). Faleminderit që më bëre të ditur që paskam jetuar në injorancë, se nuk e paskam ditur. Faleminderit që më bëre të ditur, që bota e qytetëruar nuk do natyrën, historinë dhe origjinalitetin sado të thjeshtë të gjerave në detaj. Nejse, dy fjale do te thoja. Nuk ke kuptuar asgjë nga komentet e mia, fare asgjë …! Sa për dijenin time, di që nuk ka pasur rregjim më të egër se nazizmi, me kampet e përqëndrimit ku kanë vdekur mijëra e mijëra njerëz, ndërtesat janë akoma atje ku kanë qenë…  Ndërsa qyteza jonë e bukur, qyteti i minatorëve me gjithë historin tonë, të prindërve tanë, të xhaxhallarëve tanë, të të gjithëve ne, çfarë duhet të bëjmë? Ta shkulim nga themelet? Të zhdukim gjurmët dhe historikun e qytetit? Të harrojmë prindërit, xhaxhallarët, kushërinjtë, dhe shokët që kanë dhënë jetën në punë? Si thua? Do të thosha më shumë, por kam frikë (ja the -ja the, po kujt ja the). Nejse….!”

Arben Deshiku: “Beton, beton dhe vetëm beton!! Pse nuk e betonizojnë edhe hyrjen e qytetit dhe të themi .. Memaliaj ekzistonte dikur…! Më vjen shumë keq për vendlindjen time … Fund.”

Sofie Proda- Lami: “Ishte mirë ashtu si ishte, se në Memaliaj më përpara mbarojnë fondet pa filluar ende punë dhe do ta lënë gropa-gropa! Pluhur në behar dhe baltë në dimër..”

Leonard Sako: “Nëse ky projekt është duke u zbatuar, ta dini se nuk janë lek që i hodhi Zoti, apo zemërgjerësia e pushtetit. Janë taksat tona, që paguajmë përditë. Kështu që sigurisht, do ishte më mirë që qytetarët të pyeteshin, që firma zbatuese të ishte vendase, që punëtorët të ishin memaliotë. Ka shumë gjëra që mund të thuhen, e sa për lapidarin…ç’farë kuptimi ka?”

Në lidhje me komentin e Dritan Çoka i cili ofendon: “Ju jeni legena që kundërshtoni këtë projekt!”

Edmond Ismailati: “Dritan! Të kam pranuar në miqësinë time në Facebook, edhe pse nuk të njoh, duke u nisur nga familja juaj, por ju u treguat i pabesë! Padyshim që mendimet e tua do jenë të konsultuara me babanë dhe duke nisur nga kjo, kam bërë gabim qē nuk e botova shkrimin për baban tënd, i cili ka bërë një punë jo të mirë si projektues në ish administratën e Bashkisë së Memaliajt, punime këto jashtë standarteve dhe të lëna përgjysëm kur fondet janë dhënë të plota. Ky është jo vetëm mendimi im, por i një shumice dërmuese njerëzish!”

Dritan Çoka: “Mirë kryetari që bëri xhiro me këpucë sporti dhe këmishë të qepur me plaçkë mbulese tavoline, po ju mbas ’90-ës që u larguat në Amerikë, mos keni qënë veshur me “Armani” ?”

Edmond Ismailati: “Padyshim, që po si para ’90-ës edhe pas saj e deri më sot. Kjo për arsyen e thjeshtë se unë kam qënë rrobaqepës i njohur (falë kualitetit të lartë të punës dhe vetëreklamami i punës time po prej këtyre klientëve që kisha) në gjithë Jugun dhe sigurishtë që e njihja mirë profesionin dhe modën. Sa për dijeni, mjaftë nga klientët e mi vinin me katalogje apo revista mode të siguruara me vështirësi e bile me rrezik për mentalitetin e mbyllur të kohës dhe natyrisht, ishte edhe guximi i tyre që mbështesnin talentit tim, të cilët i bënte që të visheshin edhe ata me “Armani”. Kështu që i bie që të jemë veshur me modën e “Armanit” të asaj kohe, si në Perëndim! Sa për mbas viteve ’90-të nuk merrej vesh se si visheshin njerëzit që vinin nga emigracioni nga Greqia apo Italia, por prapë se prapë, (disa nga) katundarët si puna jote (edhe pse të lindur në qytetin e Memaliajt apo perëndim), dalloheshin që atje tutje se edhe kostumi “Armani” ju shkonte si shalë gomari!

Komentet në lidhje me shkrimin tim, vazhduan edhe tek faqja tjetër, “Tepelena Sot” të cilat vijojnë si më poshtë :

Adriatik Zifla: Projekt i mirë do të dalë ku edhe qyteti do të dali në dritë. Nga një qytet i harruar, do t’i rikthehet gjallëria. Çdo investim që bëhet, do parrë me anë pozitive.”

Në vazhdim të komentit të mësipërm, Inxh. Baftjar Imeri (i cili është inxhinier ndërtimi me një eksperiencë 30 vjeçare, nga këto 22 vjetë jashtë shtetit) shprehet: “Mik i dashur Mondi! Ashtu si dhe ju, jam interesuar për Memaliajn apo Tepelenën. Jam konsulltuar edhe me arkitektë të zotë këtu ku banoj… Nuk mund të projektohet një shesh pa bërë studimin urbanistik dhe perspektivën e qytetit. Ka shumë shembuj nga bota e zhvilluar që mund të ndjekë qytyeti i Memaliajt.

Adrian Aliaj: “O njerëz! Zgjohuni se nuk i bëhet vonë njeriut për bukurinë e qendrave të qyteteteve, por vetëm për mbushjen e disa xhepave me tendera të zhurmshëm”.

Adriatik Zifla: “Edmond Ismailati! Po të ndjek me vëmendje, por mendoj se jeni pak i ngarkuar politikisht. Mendoj se duhet të çlirohesh pak nga provincializmi, pasi ju jetoni në USA dhe gjykoni e mendoni nga andej, e jo sikur jetoni këtu. Mendoj se ky projekt i ka kaluar pengesat arkitektuore, se lekët nuk jepen kot. Mendoj se çdo investim duhet të shikohet nga kendi pozitiv pa e paragjykuar. Tek e fundit, Durim Rroshi është fitues dhe është kryetar bashkie, i cili ka përgjegjësinë e qeverisjes lokale, dhe mendoj se nuk mund ta bësh milioner e ku di unë! Pra mik shiko anën pozitive.”

Edmond Ismailati: “Adriatik Zifla! Gabohesh, ngaqë aty partitë politike po e mbajnë ende rob demokracinë dhe drejtesinë (ku pa keto të dyja nuk ka zhvillim pozitiv), padyshim që edhe dashuria e pastër për vendlindjen do të paragjykohet! I bie që, të gjithë ata dëshmorë që dhanë jetën për çlirimit e vendit nëpër trevat dhe skajet më të largëta nga vendlndja e tyre, duhet t’i quajmë provincialë edhe pse abuzohet shumë me këtë term vend e pavend! Pa u ndalur tek atdhetarët (me banim brenda dhe jashtë) të cilët vunë atdheun mbi gjithçka, mos vallë bëjmë gabim që i quajme rilindas, apo duhet të paragjykojme kontributin e tyre! Në atë 1 milion dollarë që u çel për vendlindjen time, përveçse pak bashkëqytetarëve të mij, kam dhe unë kontribut edhe pse njëkohësisht pala përfituese (jo ligjërisht) do të abuzojë që nga dërgesa e deri tek ai më i rëndomti.

Edhe ketu ku jetoj pyetemi duke u vënë në dijeni me anë të postës apo asaj elektronike nëse në lagje do hapet ndonjë dyqan i ri dhe drejtimin e saj. Për çështje si kjo e qendrës në fjalë, padyshim që njujorkezet e kudo në USA janë pyetur dhe dëgjuar e më pas është vendosur. Padyshim që mediat kanë përkrahur vlerën e vërtetë dhe jo si ndodh në Shqiperi që nëpër komisione edhe pse është i ndershëm, nga fukarallëku apo etja për lekë, miratojnë gjithçka duke ditur edhe dëmin që do t’ju sjellë komunitetit. Pra në Shqiperi nuk ekziston rezistenca e sinqertë, por ajo e përfitimeve personale edhe pse shkelet ligji.

Sesi fitoi Durimi, e dimë të gjithë. Nëse personi që ka siguruar dy video nga stafi i Duros, do t’i bënte publike, padyshim që nuk do flisje më. Atë t’a mbajnë mirë në punë, pasi do u pjellë belaja po e lanë rrugëve, e sidomos tani që reforma për drejtësi sapo ka filluar. Po e mbyll “aq ta duan atë vend, sa e dua unë, pa le të vuajmë nëse e meritojmë”. Respekt miku im!”

Resul Skenderi: “Gëzojme që vjen dhe një investim kaq i madh për Memaliaj, se ka shumë vite pa u bërë gjë e madhe. Ta gëzojnë qytetarët këtë!”

Në një bisedë të shkurtër që shkëmbeva këto ditë përgjatë një vizite në familjen Thanasi me vendbanim në Detroit, mësova se edhe ata ishin të indinjuar për projektin në fjalë i cili kishte shkatërruar vlerat historike të atij qyteti. Dr. Fato Thanasi shprehet se e kishte lexuar, pëlqyer dhe e mbështeste shkrimin “Një projekt skandaloz dhe abuziv për qendrën e Memaliajt”.

Ndërsa përgjatë bisedës me bashkëshortin e saj Prof. Dhori Thanasi dëgjova të shprehej: “Qendra e Memaliajt, nuk duhej të shkatërrohej, por të ristaurohej në harmoni me vlerat dhe identitetin e këtij qyteti. Përfshija e një pishine në mes të qytetit është e pakuptimtë, pasi jo që nuk shkonë në asnjë qenër banimi të botës, por qyteti i Memaliajt është i përqafuar me një ndër pishinat më të bukura që i ka dhuruar natyra!”

Përgjatë bisedës mësova se ai kishte kohë më parë që kishte nisur një shkrim enkas për resaturimin e qytetit dhe projekte shtesë në lidhje me këtë temë, por e kishte të pambaruar për asye kohe dhe të ndryshme që njihen në emigracion. Sot ku ai gëzon shëndet të plotë, e ndiente të vonuar në kohë për nga zhvillimet që kanë ndodhur dita-ditës në lidhje me këtë shqetësim të përbashkët dhe shumë serioz!”

Sot në mëngjesë, sapo mora një mesazh nga bashkëqytetarëja jonë Sofia Proda Lami. Ajo shprehet: “Sot jam kthyer nga Memaliaj dhe e kishin gërmuar një metër të thellë! Po nuk shpejtuan punimet, me shiun e parë do mbyten si qytet! Nga shirat e shumta, aty toka ka mbajtur ujë edhe kur ishte në rregull qyteti me rrjetin e kanaleve kulluese. Ndërsa tani me këtë projekt, do ketë një liqen jo vetëm në dimër por edhe ne verë! Sinqerishtë, po bëhet një masakër e paparë dhe në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare! Në vend që të mbrojnë shtretërit e lumenjëve, po i degradojnë ato! Shprehem këtshtu, pasi marrja e zhavorit dhe e rërës pa kriter, pikërishtë në lumin Vjosë që përqafon qytetin tonë, jo vetëm që do të detyrojë rrjedhjen dhe drejtimin e saj, por edhe do shtojë më shumë premisat për të përmbytur qytetin tonë! Fatkeqësi e madhe, sa s’ka ku të vejë më!”

Duket fare qartë, sesa të babëzitur po tregohen! Duan me doemos, që ta nxjerin me koston më të ulët, për të përfituar samë shumë! Padyshim që do ta trajtojë në një shkrim tjetër dhe do kërkojë që kryetari të përballet me drejtësinë.

14202631_10210870833232730_4849807348092190739_n

Sa për dijeni edhe mediat audiovizive do të mbrijnë në fund të muajit për të ndjekur nga afër ngjarjet që do të zhvillohen dhe të përcjellin shqetësimin dhe brengosjen tuaj në opinionin publik dhe qendrat vendimarrëse.

***

Në mbyllje falenderoj gjithë komentuesit që kontribuan me komentet e tyre me sinqeritet e objektivitet, pa paragjykime partiake, me pjekuri e durim e etikë komunikuese. Mjaft prej tyre shprehin mendimet racionale e me vend, pasi janë të arsimuar, (studiues, pedagogë, mësues, inxhinierë, mjeshtra në profesione të ndryshme, minatorë veteranë, ushtarakë, ekonomistë, juristë, arkitektë, poetë, shkrimtarë …etj), të cilët kanë përvojën edhe të vendeve të zhvilluara ku jetojnë e punojnë dhe disa prej tyre mund të them që arsyetojnë si specialistë profesionistë. Edhe njëherë nderime dhe mirënjohje për Ju, që kini dhe mbani të gjallë dashurinë për vendlindjen tonë të përbashkët, qytetin e mrekullueshëm të Memaliajt buzë Vjosës piktoreske, për të bërë atë një qytet të jetueshëm e bashkëkohor!

Please follow and like us: