Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë nuk u pa në TV në seancën e jashtëzakonshme të parlamentit

Parlamenti miratoi në një seancë të jashtëzakonshme vetëm me votat e mazhorancës PS-LSI-PDIU, projektligjin për “Për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve” ose siç quhet ndryshe, “vetingu”. Në favor të ligjit ishin 88 vota ndërsa Vangjel Dule abstenoi. Për të miratuar ligjin nevojiteshin 84 vota. Kreu i PBDNJ-së ishte i vetmi që nuk u largua nga salla nga opozita e cila braktisi venet saj në shenjë proteste pas fjalës së mbajtur në emër të grupit nga deputeti Eduard Halimi. Ky draft testoi edhe një herë votat e mazhorancës që këtë herë nuk pati “dalje nga rreshti”. Votën pro e dhanë edhe deputetët Armando Prenga dhe Tom Doshi të përjashtuar nga PS. Edhe nga PD nuk pati lëvizje në ndryshim nga vendimi i grupit. Deputetët Eduard Selami dhe Majlinda Bregu që në rastin e ndryshimeve kushtetuese kishin kundërshtuar linjën që po mbante PD, në rastin e sotëm kanë respektuar qëndrimin e marrë. Sallën e braktisën edhe aleatët e PD-së. 

Please follow and like us: