Albspirit

Media/News/Publishing

I dërgon sms me vargjet e Shekspirit, ajo i telefonon policisë

I dërgon me sms të dashurës disa vargje të “Romeo e Zhulieta” të Shekspirit, ajo mendon se po tentonte të vetëvritej dhe i telefonon e alarmuar 113-ës.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Milano, kur një 23-vjeçare ka denoncuar një tentativë vetëvrasjeje në stacionin qendror të trenit. Agjentët e policisë kanë shkuar menjëherë në stacion dhe janë habitur kur kanë parë se 36-vjeçari, i cili supozohej se po kryente vetëvrasje, po shëtiste i qetë.

Kur është pyetur nga policia, djali ka shpjeguar se sms-ja që i kishte dërguar të dashurës, ishte thjesht një frazë e shkëputur nga tragjedia e famshme e Shekspirit.

Please follow and like us: