Albspirit

Media/News/Publishing

Selim BELORTAJA: Shqipëria e lumtur…?! Përse atëherë te ne nuk zbarkojnë “fakirë” nga vende “të zymta”?!

Ka kohë që raporte “ambicioze” ndërkombëtare paraqiten ..të çuditshme. Më e pakta që mund të thuash. Sapo ka dalë p. sh.:, raporti Happy Plannet Index (produkt i think-tank-ut britanik New Economics Foundation). I rreshton vendet sipas asaj…, se sa mirë janë “… në arritjen e një jete të gjatë, të lumtur dhe të qëndrueshme”.  Ja ta zëmë edhe…në harmoni me mjedisin (këtë po e shtoj vetë). Mes 140 shteteve ne rreshtohemi shumë lart, nr. 13. Lajmi fillimisht të gëzon. Deri sa sheh se më të lumtur nga ne rezultojnë…Kolumbia, Vietnami, Bangladeshi, Meksika, etj. (nga Europa vetëm Norvegjia). Në 127 vendet e tjera të globit jeta perceptohet si… më e zymtë.
Sa më poshtë aq më e zymtë.
Del që ne kemi “vënë poshtë” vende si Zvicra (24), Britania e Madhe (34), Franca (44), Gjermania (49), Kanada (85). Ndërsa SHBA as llogaritet (vendi ..108!!). Bie ne sy p. sh.:, qe njerëzit ne Bjellorusi e perceptojnë jetën e te ardhmen si më të mirë se sa ata në… Australi dhe Amerikë!
Ndërsa ndër 4 më të dobëtit fare-fare, përveç 3 shteteve afrikane na del edhe.. Luksemburgu(!!)
Ibret fare, i parafundit në botë.
Sigurisht është edhe punë metodologjie dhe formule të llogaritjes së pikëve. Po ne fund te fundit.. ç’na jep ky listim? Që s’i përgjigjet dot as pyetjes më të thjeshtë: se përse atëherë ne priremi kaq fort të shkojmë në SHBA, Kanada, Gjermani e gjetkë? Dhe përse te ne nuk zbarkojnë “fakirë” nga… ato vende “të zymta”?!

happy_planet_index_hpi_31573

Please follow and like us: