Albspirit

Media/News/Publishing

Gavrosh Levonja: Tallava me shqipen

Gavrosh Levonja: Tallava me shqipen

A eshte vendosur ndonje rregull i ri lidhur me te shkruarit dhe shqiptimin e mbiemrave te cilet mbarojne me a?

E bej kete pyetje pasi ne nje lajm per martesen e vellait te kreut te PD-se shkruhej “…u martua me Eda Lundran…”

Nese do i permbahesha asaj qe kam mesuar ne shkolle si dhe atyre c’ka kam lexuar e lexoj, ma do mendja se duhej te shkruhej Eda Lundren.

Po te pranohet varianti i lajmit athere me duhet qe per Kadri Vokopolen te them Kadri Vokopolan ose Kadri Vokopolas dhe ne media tani e tutje te lexojme Ilir Metan, Sali Berishan, Edi Raman…

Lidhur me kete nuk di kur e ka ndryshuar mbiemrin ministri i Shendetesise, pasi personalisht por dhe publikisht e kam njohur me mbiemrin Beqja ashtu sic eshte njohur dhe i ati i tij profesori i respektuar Hamit Beqja dhe jo Beqaj qe perdoret nga mediat sot.

Ne qofte se nuk gjendet ndonje dokument i gjendjes civile, nje deftese a diplome shkolle apo ndonje gazete “Sporti Popullor” e viteve 80, ku shkruhej Ilir Beqja, mund t’u referohemi teksteve te shumte te shkruar nga Prof. Hamit Beqja, per te cilin nuk di te jete thene ndonje here Hamit Beqan por Hamit Beqen.

Please follow and like us: