Albspirit

Media/News/Publishing

Intervista e Ramës në TVSH. “Koalicioni qeverisës nuk po funksionon, do të ulem të flas me Metën”

 

Screenshot_3

E ardhmja e koalicionit PS-LSI në zgjedhjet e ardhshme parlamentare mbetet një nga pikëpyetjet aktuale të politikës shqiptare.

Duke iu referuar pikërish kolaicionit, Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në një intervistë për RTSH se ka ende shumë gjëra për të përmirësuar në funksionimin e përditshëm të koalicionit.

Kreu i qeverisë tha se do te ulet për të biseduar me kreun e LSI­së, Ilir Meta për të përcaktuar nëse të dy partitë do të jenë në një koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 2017.

“Ka shumë kritika, rezerva, ankesa, në rutinën e përditshme për funksionimin e koalicionit, etj­etj. Por nëse do të merrnim pak distancë dhe do të shikonim të gjithë panoramën e këtyre tre viteve të para të bashkëpunimit tonë, do të shikonim që ky koalicion dhe kjo shumicë qeverisëse ka bërë reforma që nuk janë bërë për 20 e kusur vite dhe ka siguruar ecjen hap pas hapi në këtë rrugë reformash me probleme minimale, në kuptimin e kompaktësisë. Dhe kjo është një gjë shumë e madhe”.

“Pra, ka shumë gjëra për të përmirësuar në funksionimin e përditshëm të koalicionit, por ka një gjë të rëndësishme për të vlerësuar për këtë koalicion, që është kapacitetit për te garantuar një program serioz reformash shumë të thella qe hap pas hapi do na japin rezultate të dëshiruara dhe do e bëjnë koalicionin të vlerësohet pozitivisht përtej problematikave që, sigurisht janë e kërkojnë adresim”.

“Përsa i përket mandatit të ardhshëm, unë e kam thënë e do e përsëris që është koha dhe shumë shpejt ne do të ulemi për të diskutuar në mënyrë të hapur, gjithmonë në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhur me bilancin e deritanishëm, lidhur me sfidat e kësaj faze të fundit të mandatit dhe lidhur me zgjedhjet e ardhshme për të patur qartësi të plotë, jo vetëm mes nesh, por dhe me publikun mbi ecurinë e mëtejshme, për të mos konsumuar energjitë e njerëzve me gjëegjëza që mund t’iu vlejnë vetëm atyre që jetojnë përditë me krijimtarinë e botës së informacionit, por nuk u vlejnë të tjerëve”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=5Rr7eaH9-e4]

Please follow and like us: