Albspirit

Media/News/Publishing

Identifiko përfitimet!

Image result for thinking positive

Frojdi thotë që qëllimet shkaktojnë dëshpërim, ankth dhe ishte kundër krijimit të qëllimeve specifike. Victor Frankel, në anën tjetër, thotë që ne nuk mund të jetojmë pa qëllime sepse natyra bazë e njeriut, është të jetë me qëllime të orientuara. Gabimi më i madh që bëjnë njerëzit është se synojnë shumë lart ose se pranojnë shumë shumë shpejt. Sugjerohet që nëse do të bëhesh një kampion tenisi, do të ishte një ide e mirë që fillimisht të mësosh të ngresh raketën dhe të godasësh topin përtej rrjetës. Kështu qëllimet nuk janë premtuese, por angazhime. Ato nuk janë dëshira, por vizione. Ne nuk shpresojmë se ëndrrat do të na gjejnë ne, por ne i gjejmë ato. Qëllimet nuk fillojnë në tru, por në zemrën tonë. Ne nuk do të jemi bindur 100 për qind për qëllimet tona derisa të jemi të qartë për përfitimet. Ky ndoshta është hapi më i rëndësishëm dhe domethënës në arritjen e qëllimeve. Nëse po punon në një punë ose je në një lidhje me dikë, nëse bën përpjekje në jetë dhe nuk je i sigurtë për përfitimet që do të marrësh, do të kesh vështirësi të mëdha për të mbajtur entuziazmin e nevojshëm, këmbënguljen dhe përkushtimin. Kur nuk je i sigurtë për përfitimet, është shumë e vështirë të përkushtohesh tek diçka. Vendosja e qëllimeve ndihmon që të identifikosh në mënyrë specifike përfitimet që do të marrësh nga përpjekjet që ke bërë. Ti nuk do të jesh në gjendje të mbash një shkallë të madhe angazhimi në drejtim të përmbushjes së diçkaje po të mos jesh absolutisht i qartë për përfitimet. Ndërkohë që progreson në arritjen e qëllimeve dhe fillon të trajtosh projekte më të vështira dhe komplekse, është thelbësore që të kuptosh pse dëshiron t’i përmbushësh këto qëllime specifike. Psikologjia mëson se ka vetëm dy arsye pse secilin nga ne bën diçka. Njëra është të arrijmë kënaqësi dhe tjetra të shmangim humbjen. Nëse je i qartë për përfitimet, do të jesh i gatshëm të paguash çmimin. Ndryshimi kritik ndërmjet atyre që arrijnë ëndrrat dhe atyre që nuk i arrijnë, është dëshira. Shpërblimet krijojnë dëshirën. Kështu që shpenzo shumë kohë duke skicuar përfitimet dhe  shpërblimet! Një qëllim mund të përkufizohet si diçka që ka një shpërblim të qënësishëm dhe të ndërtuar mbi arritjet. Nëse qëllimi yt nuk ka një shpërblim të qënësishëm, ti nuk  ke një qëllim. Nëse planet e tua të shkruara nuk i vendosin përfitimet qartësisht dhe shpërblimin që vjen nëpërmjet arritjes së qëllimeve, do të humbasësh përbërësin më të rëndësishëm: motivimin për të vepruar. Pa shpërblim, nuk ka veprim! Mund të zgjedhësh çdo problem në jetë duke thënë çfarë dëshiron: rezultatin specifik përfundimtar!

Please follow and like us: