Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Protestuesit hedhin deputetin në koshin e plehrave

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=LcEEiDYQue8?feature=player_embedded]

Disa politikanë e kanë vendin në koshin e plehrave të historisë. Në Ukrainë disa protestues duket se e kuptuan këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në nervozizëm e sipër kapën një deputet dhe e hodhën në një kosh plehrash aty afër. Videoja e sulmit është duke u transmetuar në të gjitha kanalet televizive. Politikani i sulmuar është Vitali Zhuravski, të cilit i hodhën mbi kokë edhe një çantë diplomati dhe një rrotë makine. Protestuesit janë mobilizuar për shkak të vonesës së parlamentit në dënimin me ligj të korrupsionit të regjimit të mëparshëm. Zhuravsky që i përket partisë së rrëzuar pro-ruse kishte propozuar në janar një ligj kundër protestave publike.

Please follow and like us: