Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet shtëpia ku u rrit Jezu Krishti

jesusatthedoor_1024x768

Arkeologët kanë identifikuar një shtëpi që daton nga shekulli i parë i erës së re, në të cilën besohet të jetë rritur Krishti.

Shtëpia, e cila ishte zbuluar në vitin 1880 nga murgeshat, gjendet në pjesën shkëmbore të Nazaretit, qytetit ku besohet se është rritur Krishti, nga Maria dhe Jozefi.

Por, deri në vitin 2006 shkencëtarët nuk ishin në gjendje që ta dinin se ndërtesa, e cila daton sikur që thamë nga shekulli i parë, ishte shtëpia e besueshme ku Krishti e kishte kaluar fëmijërinë.

Bizantinët, të cilët e kishin pasur Jerusalemin nën kontroll deri në shekullin VII, ishin përpjekur që ta ruanin dhe meremetonin këtë ndërtesë, duke e dekoruar me mozaikë dhe duke ndërtuar një kishë të vogël përmbi.

Please follow and like us: