“Çështja Çame dhe marrëveshja e kufirit detar, janë dy dokumente të diskutuara mes Shqipërisë dhe Greqisë dhë që sot i kanë në dorë partnerët ndërkombëtarë”, kështu u shpreh ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, lidhur me deklaratën e Johanes Hahn për çështjen çame. Në një intervistë për “pesë pyetje nga Babaramo”, Bushati tha se nuk ishte surprizuar nga deklarata e Hahn pasi pritej një reagim i tillë.

Doja t’ju pyesja për deklaratën e fundit të komisionerit Hahn, i cili parashtroi çështjen Çame. E shikoni si deklaratë momentale apo ka qenë produkt i një lobimi të gjatë? Çfarë roli ka luajtur diplomacia shqiptare që të kemi një deklaratë të tillë?
Ne kemi kohë që jemi përfshirë me Greqinë në një proces dialogu për disa cështje të hapura dhe të pazgjidhura. Unë jam përpjekur për t’i analizuar këto cështje qoftë në një vështim historik duke i kategorizuar në 3 etapa kryesore. Çështje që e kanë origjinën tek Lufta e Dytë Botërore,  cështje të cilat kanë një rëndësi praktike për Greqinë dhe Shqipërinë dhe cështje të cilat duhen zgjidhur për të ardhmen tonë të përbashkët. Kemi krijuar një mekanizëm bashkëpunimi dy palësh, kemi shkëmbyer edhe pikat tona të vështrimit përmes dy dokumenteve që i kemi konsideruar non paper. Dokumentët tanë kanë bërë xhiron e konsultimeve me parterët tjerë të rëndësishëm. Për sa na përket ne, me përfaqësuesen e lartë Mogerinin dhe komisionetin Hahn sepse BE është parner i rëndësishëm për ne. Edhe me partner të tjerë të rëndësishëm në nivel europian ne jemi përjekur për të shpjeguar qëndrimin tonë të cilin e kemi të bazuar në këtë non peper. Në informacionin që kam edhe pala greke e ka depozituar non peper-in  e saj pranë përfaqësues dhe komisionerit për zgjerimit. Deri këtu mund të them se loja ka qenë e pastër.

A ka pika të përbashkëta mes këtyre dy non paper, të të dy palëve?
Natyrisht që ka pika të përbashkëta, siç ka edhe pika që ne vazhdojmë të jemi të distancuar. Por çështjet që janë të përmenduara edhe në deklaratën e komisionerit Hahn, janë çështje që pavarësisht mënyrës së trajtimit të tyre gjenden edhe në dokumentin shqiptar dhe grek.  Në këtë kontekst nuk kam qenë i surprizuar nga qëndrimi i komisionerit Hahn. Si kundër unë nuk besoj se reagimet emocionale mund të jenë rruga e duhur për të adresuar të tilla cështje. Detyra jonë është një detyrë pak më e vështirë të se e njerëzve të zakonshëm sepse e lehtë të marrësh megafonin në dorë dhe të përpiqesh të ushtrosh presion ndaj dikujt tjetër. Por është më e vështirë për t’u ulur dhe për të diskutuar zgjidhjen për këtë çështje. Komisioneri kishte rënditur 3 çështje që kanë një reagim të ndjeshëm. Menuja e asaj çfarë ne po diskutojmë është me e madhe se kaq.

Çfarë zgjidhjesh ofroni ju për çështjen Çame?
Për sa kohë ne jemi në bisedime, besoj se do të mirëkuptoni që unë mos të jem shterues në përgjigjet e mia rreth rrugëve për zgjidhjen e çështjes Çame. Por ka një fakt që është bërë publik nga ana jonë.  Së pari që pas rënies së komunizmit kjo është e para qeveri që e ka në planin e saj formalisht adresimin e çështjes came. Së dyti, ka një rezolutë të parlamentit shqiptar, përfshirja e çështjes Çame në programin tonë të qeverisë vjen edhe si pasojë e një imponimi të rezolutës së parlamentit shqiptar. Së treti është fakt që koalicioni është zgjeruar jo thjesht numerikisht por edhe politikisht,  me një parti siç është PDIU. Të gjitha këto elemente ja kanë bërë diplomacisë shqiptare të nevojshme që të shtrojë mënyra të ndryshme të zgjidhjes së kësaj cështje në tryezë më palën greke. Kjo është një çështje e lirive themelore të drejtave të njeriut. Kjo nuk është thjesht një cështje pronsore, është një cështje që nuk e shohim si një revansh ndaj Greqisë. Është një çështje që meriton një trajtim politik me të gjithë komponetët e saj diplomatik, ekonomik dhe juridik.

Mund të konsiderohet një deklaratë personale kjo e komisionerit Hahn? A ekziston mundësia që kjo çështje të hiqet nga axhenda e Brukselit?
Nuk ekziston asnjë mundësi që kjo të hiqet nga axhenda e Brukselit, pasi ne kishim një rikonfirmim zëdhënsja e Komisionit Europian. Besoj një deklaratë e imponuar pasi ministria e jashtme greke reagoi ndaj deklaratës së komisionerit. Them nuk ka asnjë shans sepse Komisioni Europian nxit vendet për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për probleme qofshin këto të një natyrë praktike apo historike. Unë personalisht e lexoj në mënyrë dashamirëse reagimit e komisionerit Hahn dhe thirrjen që ai na bën për të vijuar për punën e përbashkët për adresimin e kësaj çështje.

Kjo deklarëtë e komisionerit Hahn, përkon në kohë me deklaratën e presidentit turk Erdogan i cili u shpreh kundër traktit të Lozanjës, i cili përcakton fundin e luftës greko-turke dhe përcaktoi kufirin. Është thjesht rastësi kohore? Apo ka lidhje mes këtyre dy deklaratave?
Në këndvështrimin tim është rastësi. Opinioni im është ky që unë parashtrova.

Që nga vizita e Kotzias në maj, a ka pasur avancim në dialog me Greqinë?
Nuk mendoj se këto çështje kanë mbetur pezull. Mund t’ju them se dokumenti i punës apo non paper është një zhvillim shumë pozitiv sepse askush nuk mund të bëjë një hap pas për sa i përket qeverisë shqiptare, pavarësisht se çfarë ngjyre do të ketë qeveria e radhës. Në këtë dokument janë skalitur në letër disa prej parimeve mbi të cilat ne synojmë të ndërtohet marrëshënia shqiptaro-greke. Së dyti ka progres ka në njohjen e problematikës. Konstatoj me një lloj kënaqësie që ka më shumë dashamirësi dhe ka më shumë hapësirë demokratike për të diskutuar nga pala greke. Besoj se në këtë sens ne do të jemi në gjendje do bëjmë hapa të vegjël por të sigurt. Nuk besoj në mrekulli në marrëdhëniet greko-shqiptaro, por besoj në politikën e hapave të vegjël për të krijuar një energji pozitive dhe strategjike mes shqiptarëve dhe grekëve në këtë kënd të Europës.