Albspirit

Media/News/Publishing

Nobeli për Letërsi 2016, Kadare në listën e 5 të preferuarve

 

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, është shpallur edhe këtë vit kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi.

Deri më 10 tetor janë shpallur datat dhe një pjesë e çmimeve “Nobel” në fushat e tjera. Akademia Suedeze, njofton shkurt se Çmimi Nobel për Letërsi do të jetë më vonë. Ndërkohë, faqet e specializuara britanike të basteve e kanë radhitur shkrimtarin shqiptar në mesin e 5 më të preferuarve për vitin 2016.

Janë po këto lista që një vit më parë kishin radhitur në vendin e katërt fituesen e Nobelit 2015, Svetlana Alexievich, deri në atë kohë një emër jo shumë i njohur, botërisht. Në krye të listës, ashtu si dhe vitin e kaluar është shkrimtari japonez, Haruki Murakami. Ai ndiqet në këtë listë nga Adonis, poeti sirian, që jeton në Paris. Në vendin e tretë vjen Ngugi Wa Thongo dhe i katërti është Philip Roth, edhe ky një kandidat që prej vitesh është në krye të listës së Ladbrokes.

I pesti renditet Ismail Kadare, i cili një vit më parë renditej i 7-ti. Nuk dihet, se kur Akademia Suedeze do ta shpallë datën e ndarjes së Çmimit Nobel në Letërsi, ndërkohë që shpresat për Kadarenë po shtohen, sepse nga viti në vit po vjen duke u ngushtuar edhe nga fusha e rivalitetit. Ismail Kadare deri më sot është nderuar me disa nga çmimet më prestigjioze në botë, për letërsinë si “Man Booker Prize” e më gjerë. Pavarësisht kësaj liste, në mediet botërore po komentohet se kush do ta fitojë Nobelin, sillen rreth tre kandidatëve: Haruki Murakami, Adonis dhe Ismail Kadare.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=qQANbooUBa0]

Please follow and like us: