Albspirit

Media/News/Publishing

Deklaratat “tërmet” të Athinës për çështjen Çame

Përmendja e cështjes came si një nga pikat e diskutimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë nga Brukseli, përmes komisionerit Hahn, shkaktoi një tërmet deklaratash nga Athina.

Protesta e zhvilluar nga Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Shqipëri, më 6 qershor, në lidhje me çështjen çame, duket se shqetësoi  eurodeputeten greke, Maria Spyraki. Kjo e fundit iu drejtua me një pyetje komisionerit Hahn ku i kërkonte që komisioni të reflektonte këtë protestë në progres raportin vjetor për Shqipërinë, si një veprim që cënonte marrëdhënien miqësore mes dy vendeve.

Spyraki: “A konsiderohet nga komisioni se veprimet e kësaj partie qeveritare janë pjesë e frymës së marrëdhënieve të mira mes fqinjëve, si një kusht paraprak për anëtarësimin e Shqipërisë?

A do të merren parasysh ngjarjet e ndodhura në progres raportin e komisionit për Shqipërinë?”

Përgjigja e zyrtarit të lartë të BE Johannes Hahn ishte jashtë parashikimeve të eurodeputetes greke. Me një gjuhë diplomatike por edhe kthjellësi historike, komisioneri njihte si pjesë të diskutimit mes dy vendeve edhe atë që Tirana zyrtare e quan çështja came, në listën e non paper që po diskutohet në komisionin shqiptaro-grek.

Hahn: “Marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve janë intensifikuar, gjithashtu me një dialog politik më të mirë. Komisioni përshëndet faktin që dy vendet po diskutojnë vendosjen e një mekanizmi të përbashëkt , që do të mblidhet periodikisht, për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe. Kjo përfshin rivendosjen e kufirit detar me s Shqipërisë dhe Greqisë, të drejtat e minoriteteve dhe çështjen Çame.”

Në tokën e shpikjes së Kalit të Trojës ky qëndrim u prit më furi diplomatike kundërejt Hahn.

Ministria e Jashtme greke: “Përgjigja e komisionerit Hahn është e pavërtetë dhe e papranueshme. Siç dihet nuk ka çështje çame, dhe si rezultat, nuk është pranuar asnjëherë si temë e negociatave midis qeverive të Greqisë dhe Shqipërisë. Komisioneri Hahn, përmes përgjigjes së tij të pavërtetë, tregon dështimin për të ushtruar detyrat e tij mbi bazën e parimit të paanësisë, në mënyrë që interesi i përbashkët i unionit të promovohet dhe të sigurohet sipas artikullit 17 të Traktatit të Lisbonës. Komisionerit i është kërkuar tashmë, dhe e ka për detyrë në sajë të rolit të tij institucional, të japë shpjegime bindëse për përbajtjet e e pasakta të përgjigjes së tij të papranueshme.”

Por grekët nuk e lanë me kaq. Gazetarët helenë i kërkuan llogari zëdhënëses së komisionerit Hahn, Maja Kocijancic, sërish pa sukses. Zëdhënësja përsëriti gjuhën e shefit të saj.

Kocijancic: Kjo është fryma me të cilën komisioneri i përgjigjet pyetjeve të ngritura nga anëtarët e Parlamentit Europian. Ne jemi informuar se vendet kanë qëllim të thellojnë dialogun dhe ne i inkurajojmë të shmangin çdo lloj keqkuptime në çështje të rëndësishme. Komisioni po ndjek angazhimin e dy vendeve për të diskutuar mbi çështjet e mbetura pezull që kërkojnë sqarime për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe.

Kjo solli një tjetër reagim të ministrisë së Jashtme greke..

Ministria e Jashtme greke: Disa njerëz në Bruksel nuk e kuptojnë rëndësinë e të mos gënjyerit

Në Tiranë, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi shpërtheu me një fjalë historikë në sallën e Kuvendit

Idrizi: “Unë jam shqiptar i Çamërisë.”

Padyshim që kjo ngjarje do të rivendosë rregullat e bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë, me palën greke, e cila është ndërkombëtarisht e njohur për lobimin e fortë që sponsorizon, aq më tepër në ditë të tilla kur duket në  disavantazh diplomatik ndaj politikës së jashtme shqiptare, që ka punuar në heshtje por me rezultate të paprecedenta.

Please follow and like us: