Albspirit

Media/News/Publishing

Arma sekrete e Donald Trump

Arma sekrete e Donald Trump - Nga Monica Krowley

Monica Krowley 

Një nga ironitë më të mëdha të debatit të parë presidencial ishte ngurimi i Donald Trump për të sulmuar në mënyrë agresive Hillary Clinton, taktikë që tani i ka dhënë “licencën” për të bërë pikërisht këtë.

Shkuarja në debat, debutimi e tij në skenën më të madhe në botë, nuk erdhi pa “porosi”, të gjithë, duke përfshirë edhe ndihmësit e tij më të ngushtë, i kishin thënë se duhet të transmetonte besueshmëri: Ai duhet t’u siguronte votuesve se do të ishte i sigurt dhe gjakftohtë.

Trump i mori seriozisht këshillat për vetëpërmbajtje dhe shtrëngoi grushtet: “Unë do të thoja diçka vërtetë të ashpër në lidhje me Hillarin dhe familjen e saj, por nuk do ishte e bukur. “Ajo shpenzoi miliona për të bërë reklama të tmerrshme për mua por unë kam shpenzuar pothuajse asgjë,” tha ai në fund duke mos u përmbajtur më.

Shumë tani presin që ai vërtetë të sulmojë ashpër. Edhe pse është në “gjakun e politikës” Trump nuk e sulmoi Clinton herën e fundit, por kësaj radhe ai ka në dorë një mundësi të artë, mjafton mos të rrëmbehet nga gjaknxehtësia.

Një burim i “Arkansas” tregon se fushata e Clinton i ka “mësuar” asaj të vetëpërmbahet dhe të përpiqet të provokojë kundërshtarin: “Ne e “porositëm” mos t’i përgjigjet kurrë pyetjeve të moderatorit, përveçse në mënyrë të përgjithshme dhe të sulmojë vazhdimisht kundërshtarin” tha një burim i “Stronger Together”.

Më e rëndësishmja: “Ne gjithashtu i kemi thënë mos të duket për asnjë moment e mërzitur sepse votuesve mund t’u duket si e zemëruar, kështu që duhet të qesh me çdo gjë që thotë kundërshtari i saj. Ne zakonisht i sugjerojmë që të qesh me ironi.”

Pikërisht këtu qëndron mësimi kritik për Trumpin: Pa marrë parasysh se çfarë  provokimi do të has rrugës, ai nuk duhet ta lërë veten të zemërohet”. Nuk ka kohë për këtë.

Gjatë debatit të parë, për shembull, ai mund t’ia kishte hedhur dhe të kishte dalë fitues me disa përgënjeshtrime të thjeshta, të tilla si: Në kundërshtimin për certifikatën e lindjes së Obamas mund të kishte thënë: “Pse jemi ende duke diskutuar këtë çështje? Unë nuk kam qenë kurrë kundër Obamës dhe me aq sa di unë, ai do të dorëzojë detyrën në janar. Pyetja tjetër ju lutem!”

Mbi sulmet kibernetike mund të kishte siguruar një fitore të paparë duke thënë: “Fjalë e madhe kjo. Ndoshta zonja Clinton do të donte të komentonte mbi 33.000 email-et që ka dërguar nga llogaria personale duke qenë totalisht e vetëdijshme se po rrezikonte sigurinë kombëtare. A ka ndonjë nga audienca në shtëpi që mendon se ajo veproi në rregull?

Clinton e akuzoi atë se mori një kredi 45 vjet më parë  për ta kthyer në një kompani miliarda dollarëshe. Trump u tregua shumë i “patakt” në reagimin e tij. Unë do doja të dëgjoja sesi Clinton –ët përdorën fondacionin e tyre të bamirësisë për të rritur pasurinë personale duke shitur vendin tonë.

Dhe për sa i përket diskutimeve për luftën në Irak, Trump thjesht mund të thoshte: “Interesante të dëgjosh vërejtjet tuaja për këndvështrimin tim të luftës në Irak. Unë kam qenë thjesht një qytetar kur qyteti im u sulmua nga terroristët islamikë. Ju keni qenë senatore në atë kohë. Më rifreskoni kujtesën, është kështu apo jo?

Në komentet e tij të fundit në lidhje me gratë Trump mund të bëjë një mbrojtje të shkëlqyer me një fjali të vetme : “Në qoftë se dëshironi të diskutoni trajtimin e grave, unë jam më se i lumtur të flas për burrin tuaj dhe të dhënat e gjata të përdhunimit dhe dhunës seksuale, si dhe përpjekjet tuaja për të shpifur e shkatërruar të gjitha gratë që ishin të abuzuara e përdhunuara nga burri juaj. ”

Duke qenë se në debatin e parë Trump u vetëmbrojt, tani ai është i lirë për të sulmuar dhe për ta ndezur debatin pa u penalizuar.

Nëse zonja Clinton mendon se dy debatet e fundit do t’i ngjajnë të parit, mund të përballet me një surprizë shumë të pakëndshme.

Përshtati SYRI.net

Please follow and like us: