Albspirit

Media/News/Publishing

Aktivistja yazidi fitom çmimin Vaclav Havel


Nadia Murad

Çmimi për të drejtat e njeriut Vaclav Havel, i cili nderon punën në mbrojtjen e të drejtave humane, i është ndarë aktivistes yazidi, Nadia Murad.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës tha përmes një deklarate se shpallja është bërë në një ceremoni të veçantë në Strasburg.

Murad, e cila është mbajtur skllave nga militantët e Shtetit Islamik në Irak, për tre muaj në vitin 2014, ka arritur të ikë në Gjermani dhe prej atëherë është bërë aktiviste e zëshme për të drejtat e njeriut dhe ambasadore e vullnetit të mirë e Kombeve të Bashkuara.

Ajo ka qenë ndër të parat që ka sjellë gjendjen e komunitetit Yazidi – përfshirë skllavërimin seksual – në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar.

Please follow and like us: