Albspirit

Media/News/Publishing

GJEORGJI – Partia në pushtet shpallet fituese e zgjedhjeve, opozita denoncon manipulimet

gje Partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane është renditur forca e parë politike në përfundim të zgjedhjeve legjislative në këtë shtet në Kaukazin jugor, sipas rezultateve të pjesshme të zgjedhjeve të publikuara sot nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor, ndërsa opozita denoncon për manipulime.

Pas numërimit të më shumë se 67 për qind të fletëve të votimit, Ëndrra Gjeorgjiane kryeson me 49,76 për qind të votave përpara Lëvizjes Kombëtare të Bashkuar (MNU) e ish-presidentit gjeorgjian në mërgim Mikheïl Saakachvili që mori  26,69 për qind të votave për 77 nga 150 vende të shpërndara në mënyrë proporcionale.

Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve do të bëhet i ditur vetëm në fund të muajit nëntor, duke u nisur nga kompleksiteti i sistemit elektoral gjeorgjian.

Duke iu drejtuar një numri të shumtë përkrahësish të mbledhur përpara selisë së partisë së kryeministrit gjeorgjian, Giorgi Kvirikashvili përshëndeti duke falenderuar për këtë “fitore të madhe”.

 

Please follow and like us: