Albspirit

Media/News/Publishing

Holandezët ndërtuan një urë uji që thyen ligjet e fizikës

uraNë botë ka shumë gjëra të mrekullueshme sa ndonjëherë nuk di kë të veçosh. Por, gjenialiteti njerëzor në këtë urë të ndërtuar në Holandë të lë pa frymë. Në 2002 bota mundi të admironte urën e ujit Veluwemeer, një kryevepër e inxhinierëve me të mirë, që lidh Holandën me Flevoland, një ishull artificial.

Në atë kohë u diskutuan shumë ide, duke përfshirë një tunel nënujor dhe një urë të zakonshme. Por këto projekte ishin shumë të kushtueshme dhe do të merrnin shumë kohë. Ideja ishte që të lejohej njëlloj qarkullimi tokësor dhe ujor, i automjeteve dhe trageteve, pa krijuar pengesa në asnjë prej tyre.

ura1

Më në fund u mor vendimi më i pabesueshëm; një urë uji. Sigurisht që nuk u lanë në harresë as këmbësorët, pasi ura tokësore është e pajisur edhe me trotuare. Sot më shumë se 28 mijë makina udhëtojnë në këtë urë dhe anijet kalojnë të qeta përmes ujit mbi të.

Please follow and like us: