Albspirit

Media/News/Publishing

Këngëtari që adhuron Berishën, dedikim special për 72-vjetorin e lindjes

Këngëtari që adhuron Berishën, dedikim special për 72-vjetorin e lindjes

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë një urim të veçantë në 72-vjetorin e tij të lindjes. Është reperi i njohur Arkimed Lushaj i njohur për të gjithë si “Stresi”, ai që i ka dedikuar disa reshta Berishës.
Në fakt simpatinë që ka për ish-kryeministrin, këngëtari nuk e ka fshehur në asnjë çast. Madje vetëm pak ditë më parë ai publikoi një video të një tryeze me disa burra nga veriu i Shqipërisë të cilët teksa këndonin për Berishën, qëllonin me armë në ajër.

Për Stresin, është lumturi e veçantë që ai ka arritur ta njohë Berishën.

“Të dërgoj urime të ngrohta për ditëlindjen tënde, të uroj shëndet dhe lumturi në jetë. Shumë urime për ty gëzofsh edhe shumë pranvera të tjera sepse me të vërtetë je një person special dhe unë jam i lumtur që kam arritur të të njoh në këtë jetë. “Shumë Urime për Ty” …Profesor, doktor Sali Berisha”, shkruan këngëtari në një postim në rrjetin social Instagram.

Please follow and like us: