Albspirit

Media/News/Publishing

Mentor Kikia: Nuk ka dekriminalizim te parlamentit pa dekriminalizuar financiarisht partite

Image result for mentor kikia

Ne parlament nuk kishte asnje deputet me precedente penale, te denuar, hetuar, e akuzuar. Ligji i dekriminalizimit e beri punen, kontrolloi dhe nuk zbuloi asnje. Me letra ishin te gjithe per tu emeruar Kardinale ne Vatikan. Ky eshte nje parlament i paster dhe ne duhet te kerkojme te gjithe ndjese qe kemi folur qesim per politikane e deputete si te lidhur me krimin. Por nje pyetje kam une: Kur do te verifikohen sa nga vijne parate e ketyre njerezve? Se krimi nis nga paraja. Ai mund te mos jete denuar, por, pa bere asnje pune ne jeten e tij, zoteron miliona Euro? Kjo kur do te kontrollohet? Kur do te kontrollohen se kush jane “bankieret” qe ushqejne partite me para te zeza e te pista, me para tenderesh e koncesionesh te vjedhura e te marra ne menyre korruptive? Nuk dekriminalizohet parlamenti pa u dekriminalizuar partite. Ato jane qendra e kancerit, qelbit dhe gjirizit te tere politiken ne kete vend.

Please follow and like us: