Albspirit

Media/News/Publishing

Kush po e përdor politikisht Himarën?

foto manjolaManjola Bregasi

Me te drejtë u ankuan himarjotët se 50 vjet komunizmi i izoloi. Ua mbylli rrugët dhe u preu shpresat.
I kaluan edhe 25 vjet demokraci. Ndërtuan kioska dhe shtëpi. Morën edhe pensionet nga Greqia. U përpoqën të bënin ca hotele, por nuk ja dolën dot të ngrinin turizmin që edhe sot nuk ofron asgjë tjetër vec natyrës. Por sigurisht edhe në këtë rast askush nuk mund t’i fajësojë himariotët që sërish janë ndjerë të braktisur, pa vëmendje dhe pa investime. Mbase himariotët nuk lejojnë sot të fajësohen edhe për ato dhjetra ndërtime buze plazheve, që me ose pa leje ia prenë syrit rrugën që e conte nga mali në det. Dhe befas pas 75 vitesh dikush kujtohet për Himarën. Qyteti është pjese strategjive të zhvillimit urban të Rilindjes, që të zhgënjyer ose jo, vetë shqiptarët e votuan.

Himara tashme ka nisur te vere ne zbatim planin e ri qe kishte hapur qendrën e qyetit, pa kioska dhe lokale por me një pedonale përgjatë detit ashtu sic është edhe vizioni i Kryeministrit për qytetet bregdetare.
Por himariotët nuk janë dakord ,as me vizionin e kryeministrit e as me ate të kryebashkiakut qe votuan vete.
A mund të jetë Himara një përjashtim?

Reforma adminstrative nuk preku vetëm Himarën. Rilindja urbane nuk shkoi vetëm në Himarë. A mos janë himariotët të pakënaqurit e vetëm të qeverisë apo ndoshta guximtarët e vetëm që i dalin kundër asaj? Mund të jenë të dyja ose asnjëra prej tyre, por mund të jetë edhe shumë më tepër se kaq.

Nëse Himariotët janë kundër planit të zhvillimit të qytetit, a mos duhet të jenë kundër tij edhe vlonjatet, shkodranët e tiranasit?

Himara nuk është ishulli i vetmuar pa identitet kombëtar, ndaj nuk mund të trajtohet si e tillë.
A duhet “luajtur” Himara me kartën e nacionalizmit? Të gjithë e dinë se kjo kartë tashmë është e hapur dhe e lexuar nga të gjithë.

Atëherë kujt i intereson ta kthejë Himarën në çështje politike?

Mos ndoshta pak muaj para zgjedhjeve Edi Rama ka vendosur t’i luajë të gjitha kartat. Dhe kjo e nacionalizmit rezulton më delikatja ,pavarësisht forcës që duket se të jep. Për herë të parë pas kaq kohësh,  pas deklaratave  mbi fqinjin që nuk na tregon dot arat , ndjekësit e Edi Ramës ne Fb e tij, gjetën gjihë epitetet e madhështisë për të falenderuar Kryeministrin e tyre.

Atë Kryeministër që e vunë përpara kur ishte cështja e mbetjeve, atë Kryeministër që e kishin vënë përpara për koncesione të padrejta,pë rroga të ulëta, për mungesë ilacesh dhe papunësi. Atë Kryeministër që e kritikuan për “diplomacinë” që i fali fqinjit Vucic.

U harruan të gjitha. Nacionalizmi vlen mbi gjithcka dhe Rama e di mirë këtë fakt. Ndoshta ai kishte nevojë për ca mesazhe pozitive ne Fb e tij,  ndoshta e ndjeu domosdoshmëri ta largonte pak vëmendjen nga hallet, tenderat, akuzat, mbetjet. U bënë ca si shumë. Ndaj Rama vendosi t’i ushqejë shqiptarët me pak nacionalizëm, por harroi se tashmë shqiptarët nuk janë ata që gëlltisin gjithcka. Deri ne veren e vitit 2017 kjo mbetet per tu parë.

Please follow and like us: