Albspirit

Media/News/Publishing

Tian Zhen, këngëtarja e rock-ut nga Pekini

Tian Zhen është një këngëtare rock-u nga Pekini. Madje ajo thotë se Tina Turner është këngëtaria e saj e preferuar dhe pa frikë do të thoja që zëri i saj është mjaft i ngjashëm me të madhen Tina. Ndryshe nga shumë vokaliste kineze, ajo i shkruan vetë tekstet e këngëve të saja.

Sipas standarteve kineze, Tian Zhen është një veterane e muzikës pop dhe rock. Me zërin e saj të fuqishëm dhe potent ajo është magjepse në skenë, kjo na çon pas në vitin 1984 në albumin e saj të parë, për të vazhduar me vitin 90 dhe me një dekadë të artë. Ndër vite ajo ka ndërtuar emrin e saj tashmë legjendarë në muzikën kineze duke mbetur akoma sot një “muzë” inspiruese për të rinjt rokerë dhe ato të muzikës pop. Nëse Cui Jian është mbreti i padiskutueshëm Pop, ajo është mbretëresha e këtyre rrymave.

Tian Zhen lindi në 1966 në Pekin. Kariera e saj në muzikë ndoshta ishte e shkruar në fatin e saj. Ky profesion i’u trashëgua nga mamaja e saj, e cila ishte një këngëtare dhe artiste e shkëlqyer gjithashtu. Babi i saj ishte një ushtarak dhe për shkak të profesionit të prindërve të saj, ajo kaloi një pjesë të fëmijërisë së saj larg tyre. Dhjetë vitet e para të jetës së saj, ajo i kaloi në fshat ku kujton se hingëllinte si një kalë i egër. Hapsirat e mëdha dhe liria për të bërë çfarë të donte, i sollën një hare dhe gëzim të pa masë në fëmijërinë e saj. Kur ajo u kthye në shtëpi në Pekin, pati shumë vështirësi të ambjentohej me jetën e qyteti pasi fëmija i “egër” filloi të rebelohej ndaj prindërve të saj. Gjatë viteve të fundit të shkollës së mesme, ajo ndjeu nevojën të rritej shpejt dhe të ishte e pavarur. Pas përfundimit të gjimnazit, në moshën 18 vjeçare ajo zgjodhi muzikën si profesion të saj, dhe i’u dedikua plotësisht.

Lidhja e forte e saj me natyrën që në fëmijërinë e hershme, ishte një lidhje që i shërbeu shumë kur u rrit, pasi në tekstet e saja përshkrimi i natyrës është shumë i ndjerë dhe i goditur. Shumë këngëtarë të tjerë përpiqen për këtë, por fëmijëria e “egër” kishte privilegjet e veta. Miqtë e saj të muzikës, që ajo preferon ti quaj miq, jo thjeshtë kolegë, shumë herë e konsiderojnë atë si “Një nga çunat” dhe jo thjeshtë si një kolege femër. Zëri i saj aq tumbues e i plotë, akoma mbetet i veçantë në muzikën kineze, pasi nuk hasen shpesh zëra të tillë ndër këngëtaret femra në Kinë.

Që në fillimet e karirës së saj por edhe më vonë, madje disa thonë në të gjitha albumet e saj mund të vihet re pak tradicionalitet dhe folklor në stilin e të kënduarit dhe të shkruarit. Ajo mbetet tradicionale, pavarësisht rebelimit të saj.

Në tekstet e këngëve të shkruara nga vetë ajo, mund të vihen re shumë kollaj temat romantike dhe sociale, si ato familjare, sociale, por mbizotëruese është tema e dashurisë së pamundur ku një femër dhe një mashkull dashurohen, por përpjeket e tyre për të qënë të lumtur mbeten të pa realizuara.

Hiti i saj i vitit 1997 “Gan bei, pengyou,” në gjuhën angleze “Cheers, my friend,” akoma mbetet popullorë dhe i dashur për publikun edhe një dekadë më vonë.

Për gjatë 20 viteve ajo ka mbetur në syrin dhe zemrën e publikut, duke u vlerësuar dhe nderuar me çmime të ndryshme përgjatë karierës së saj artiske. Ajo ka eksperimentuar edhe në zhanera të ndryshme muzikore, por gjithmonë është rikthyer aty ku ajo ka rrënjët, në rock-un e saj, ku fansat e kanë duartrokitur dhe mbështetur gjithmonë. Ajo shprehet se ngrohtësinë që gjen në këtë zhaner, nuk do arrijë kurrë ta ndjejë në asnjë zhaner tjetër.

Tian Zhen ka theksuar shumë herë që idhulli i saj në muzikë dhe muza e saj është e madhja Tina Turner. Edhe pse ajo nuk e ka intensitetin e zërit të Tinës, padyshim ato janë në të njëjtin regjistër. Albumi i saj më i fundit 38.5° u hodh në treg vetëm vitin e kaluar ku i ofron publikut një doze tjetër Rock-u dhe Pop-i intensiv. Një shëmbull interesant i tradicionalitetit të saj dhe dashurisë për folklorin është hyrja në këngën e saj të parë të albumit, që nis me operën e Pekinit dhe përfundon me hard rock.(Raela Hafizi)

Please follow and like us: