Albspirit

Media/News/Publishing

Princ Harry, në “love story”

Princ Harry, në “love story”

Vëmendja e medias vërshoi mbi Meghan Markle, që në momentin kur u mësua se aktorja amerikane ishte e dashura e re e Princit Harry. Tabloidet mbushen përditë me histori të saj dhe kjo duket ka bezdisur sa 35-vjeçaren, ashtu edhe nipin e Mbretëreshës Elisabeth.

Ndonëse duhej të ishte mësuar tashmë me ngacmimet e shtypit, 32-vjeçari duket nuk e ka duruar situatën e krijuar dhe, në një gjest të rrallë, përmes zyrës së tij nxori nje deklaratë ku konfirmon marrëdhënien me bukuroshen amerikane, por thotë se media ka përplasur mbi të një “dallgë abuzimesh e trillimesh”.

Princi, rrallëherë ka ndërmarrë veprime zyrtare ndaj publikimeve të ndryshme mbi rrëfime të sajuara lidhur me personin e tij dhe është përpjekur shumë që të krijojë me shtypin një raport profesional.

Por javën e fundit është kaluar shumë masa. E dashura e tij, Meghan Markle është kthyer në objekt të vazhdueshëm ngacmimesh, disa prej të cilave i gjen dhe në faqet e para të gazetave kombëtare. Ka artikuj me nënkuptime të qarta raciste.

“Nuk është e drejtë që një lidhje disamujore si ajo e tyrja të vihet në shënjestrën e një stuhie të tillë”, vazhdon deklarata. Princi, – thuhet më tej, – e di fare mirë se çfarë përgjigje do të marrë: ky është çmimi që paguhet kur je i famshëm. Por ai nuk është dakord, sepse kjo nuk është një lojë. Këtu flitet për jetën e Meghanit dhe atë të tijën”.

Aktorja, me baba të bardhë dhe nënë afrikano-amerikane, është sulmuar ndër të tjera edhe për prejardhjen e saj.

Please follow and like us: