Albspirit

Media/News/Publishing

BE në panik pas fitores së Trump, ja letra e Tusk-Juncker për Presidentin e ri të SHBA

jun

Bashkimi Evropian ndodhet në panik tani me fitoren e presidencës amerikane nga Donald Trump.

Shefat e BE-së, siç shkruan “Daily Mail”, që ndodhen në panik me lëvizjet e orëve të fundit, kanë ftuar Presidentin e ri të SHBA për të diskutuar negociatat mbi tregtinë pas frikës se ai më parë do të merret direkt me Britaninë dhe jo më me Evropën.

“Ky veprim do të ishte një goditje direkte për Brukselin, i cili është ende duke u rimëkëmbur nga vendimi i Britanisë së Madhe për të dalë nga Evropa, në muajin Qershor”, shkruan britanikja “Daily Mail”.

Nigel Farage, i cili fluturoi për në SHBA për të uruar Trump, tha se Britania do të përfitojë nga të paturit një President “që e pëlqen vendin tonë dhe i kupton vlerat tona post-Brexit’, raporton panorama.

Ai tha se “establishmenti është në shok të thellë”, pas fitores së papritur të zotit Trump përpara Hillari Clinton, duke e përshkruar atë si ngjarja më e madhe “pas Brexit’.

Tusk dhe Juncker theksonin në një letër drejtuar Trump se ata donin të diskutonin “për sfidat që janë përpara”, duke përfshirë Shtetin Islamik, konfliktin në Ukrainë, si dhe një marrëveshje të trazuar të tregtisë BE-SHBA ende nën negociata.

“Ju ftojmë të vizitoni Evropën për një samit BE-SHBA. Kjo bisedë do të lejojë që ne të hartojmë kursin e marrëdhënieve tona për katër vitet e ardhshme,” thanë ata në një letër urimi për Trump.

 

Please follow and like us: